Arbër Ismajli takon Lul Rakën, merr udhëzime të rëndësishme për të kaluar fazën kritike
Gjilan – Bashkë me ekipin nga Qendra Operative Emergjente, takuam, Dr. Lul Raka, nga Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike, pjesë e IKSHPK-së, qendra në Gjilan, i cili është Institucioni më i lartë shëndetësor, që vlerëson politikat shëndetësore. U njoftuam nga Dr. Raka, se jemi në fazën kritike, kanë mbetur edhe pak ditë për të luftuar në mënjanimin dhe largimin përfundimtarë të kësaj sëmundje, kuptohet, nëse i përmbahemi rregullave dhe instruksioneve të paraqitura nga institucionet ka thënë Arbër Ismajli.
Prof. Raka deklaroi se duhet të jem korrekt ndaj sugjerimeve te OBSH-së dhe IKSHP-së, në mënyrë që t’ia dalim të kem raste të zvogëluara dhe sporatike me COVID19.
Nga ky takim u njoftuam edhe me gjendjen aktuale dhe me këshillat që duhet ndjekur nga qytetarët. U vlerësua se gjendja aktuale është e qetë dhe e menaxhueshme. Dr. Lul Raka, e falënderoj shumë për pritjen, dhe ofrimin e informacioneve shtesë rreth situatës pandemike.
IKSHPK rekomandon nga të gjithë ne të ndjeken këto rregulla:
1. Shmangia e kontaktit të ngushtë me familjarë dhe shoqëri(karantinimi).
2. Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.
3. Shmangia e prekjes së fytyrës dhe mbulimi i gojës dhe hundës me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes.
3. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit, duhet të vetë-izoloheni dhe të largoheni nga takimet familjare dhe shoqërore.
4. Shtimi i higjienës duhet të jetë prioritet!
Miq, bëjeni historinë, ndjekni instruksionet e dhëna nga institucionet relevante. E vetmja shpresë për ta rifilluar bashkë historinë e ndryshimit ka shkruar Ismajli./rajonipress/


