Eko Higjiena

Kadri Veseli në Anamoravë flet për kontributin e diasporës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Diaspora mund të shërbejë si motor i zhvillimit dhe hapjes së vendeve të punës duke sjellë investime, duke shtuar eksportet nëpërmjet konsumit të prodhimeve, duke u përpjekur për kthimin e trurit si dhe duke nxitur turizmit patriotik në Kosovë ka thënë Kadri Veseli në Gjilan.

Partia Demokratike e Kosovës, gjatë ditës së mërkurë mbajti takime me degët e saj në Gjilan, Kamenicë, Viti e në disa vende të tjera. Në këto takime, i pranishëm ishte pretendenti kryesor për kryetar të PDK-së, Kadri Veseli.

Veseli në takimin e Gjilanit ka folur në mënyrë të detajuar për rolin e diasporës duke qenë se ky rajon njihet për emigracion të lartë. “Ne i jemi mirënjohës mërgatës për kontributin vendimtar në të kaluarën, por unë besoj se ajo mund të luaj një rol të rëndësishëm edhe në të ardhmen e vendit. Diaspora mund të shërbejë si motor i zhvillimit dhe hapjes së vendeve të punës duke sjellë investime, duke shtuar eksportet nëpërmjet konsumit të prodhimeve, duke u përpjekur për kthimin e trurit si dhe duke nxitur turizmit patriotik në Kosovë” tha Veseli.

Uji Dea

Veseli tha se nuk është edhe shumë problematike çështja se kush do të jetë Kryetar i PDK-së, sepse ky subjekt partiak ka një lidership të fortë.

Kadri Veseli ndërkaq ka treguar tërthorazi se kush mund të jetë edhe kryetar i Gjilanit, duke thënë se Zenun Pajaziti, do të jetë kandidati adekuat i PDK-së për zgjedhjet lokale në 2017./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.