Rashiti: Fondi për solidaritet po keqpërdoret nga Komuna
Gjilan – Këshilltari komunal Riad Rashiti sërish ka kërkuar llogari për Fondin e Solidaritetit për nevojat e familjeve skamnore – ndërtimin e shtëpive. Rashiti tha se ky fond po shfrytëzohet për nevojat e marketingut nga ana e Komunës.
Riad Rashiti tha se Komuna po bënë fushatë me mjetet e Fondit. “Edhe unë jap ndihma po i bëjë për zot dhe jo për marketing politik. Fondet e ndryshme në Gjilan janë keqpërdorur, është keqpërdorur edhe fondi i tërmetit dhe nuk i besojë më fondeve. Mungojnë shifrat marramendëse të këtij fondi” është shprehur Rashiti.
Kurse Avdyl Aliu këshilltar nga LDK-ja tha se fondi është transparent dhe është mirë të japin kontribut edhe opozita.
Edhe Zijadin Maliqi tha se fondi është transparent dhe ne e kemi bërë publik dhe transparent tërë rrjedhën dhe procedurën e Fondit./rajonipress/


