Nevzati: Gjilani është pa kryetar, gjithçka po rrënohet
Gjilan – Bujar Nevzati këshilltar komunal nga radhët e PDK-së duke folur në seancën e së mërkurës tha se Lutfi Haziri ka 20 seanca që nuk merr pjesë në Kuvend. Gjilani realisht është pa kryetar sepse para syve të tij dhe me vetëdijen e tij po ndodhë shkatërrimi, degradimi dhe e ardhmja e qytetarëve të Gjilanit.
Bujar Nevzati ka qenë i ashpër të mërkurën pasiqë mungonte sërish Lutfi Haziri. “Është seanca e 20 që nuk merr pjesë Lutfi Haziri, realisht ne jemi pa kryetar, Gjilani nuk ka kryetar. Unë kërkojë të futet pikë e rendit rrënimi i fabrikës së bukës. Kjo ishte fabrika e vetme në regjionin e Anamoravës. Luta gjatë fushatës u ka premtuar bujqve zhvillim të bujqësisë dhe se fabrika “Kualiteti” ka me qenë qendër e grumbullimit. Sot po ndodhë rrënimi i saj dhe tash pas dy vitesh aty po ndodhë një skandal i madh duke lejuar të ndërtuar pesë ndërtesa kolektive në kundërshtim të plotë me kushtet e urbanizmit” tha Nevzati.
Nevzati tha se Luta po e ndihmon shkatërrimin e ekonomisë gjilanase me vetëdije të plotë dhe për interesa të ngushta personale. “Luta e mbylli inspektonin për të përfituar për vete dhe shikoni sot si e kemi gjendjen me këtë kaos të madh urbanistik. Si grup i PDK-së kërkojmë që të ndalohet shkatërrimi i të ardhmes së Gjilanit dhe zërin duhet ta ngritin edhe këshilltarët e LDK-së e AAK-së. Drejtori akuzues Valon Shefkiu po flet për punë të hajrit, dhe është mirë të na tregon për këtë kaos urbanistik” ka pyetur Nevzati./rajonipress/


