FIDANISHTJA

Deda&Co, alternativë e konsumuar

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Analistët kritikojnë nismën e re të ish-deputetit të vv-së
Riciklimi i figurave mashtruese, dekurajues për votuesin

“Mimoza Kusari dhe emrat e tjerë janë fytyra të njohura e lakmitare për ta lëpirë çdo pjatë që u ofrohet, që për karrierë dhe interes do të shkonin edhe me Listën Serbe”, theksoi analisti Ali Hertica

Ndonëse është akoma një enigmë se kush do të jetë pjesë e subjektit të ri politik, të paralajmëruar për formim të shpejtë nga ish-deputeti i ‘Vetëvendosjes’, Ilir Deda, në bashkë- ortakëri me nënkryetaren e deridjeshme të AKR-së dhe kryetare e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari, pritjet e analistëve politikë, njohës të kësaj forme të trafikimit të figurave të konsumuara në politikë, nuk presin ndonjë perspektivë dhe ofertë joshëse, që mund të bëhet për qytetarin nga një figurë e tillë.

Është një emërues i përbashkët i vlerësimit nga njohës të rrethanave politike në vend se nëse në partinë e re do të turren, të futen figurat e ricikluara, si tipi i Mimoza Kusarit, e cila gjatë pjesës më të gjatë të karrierës së saj politike vetëm ka përfituar financiarisht nga Behgjet Pacolli, e nuk ka bërë asgjë për qytetarët.
Ky subjekt politik nuk do të ketë ardhmëri dhe perspektivë në skenën politike në vend, por do të mbetet vetëm një test afatshkurtër, përpjekje për mashtrim ndaj qytetarëve, ngase edhe kjo figurë e re politike nuk do të ofrojë asgjë të re për qytetarët e këtij vendi.

Uji Dea

Maloku kundër “prostituimit” politik

Për analistin dhe sociologun Fadil Maloku, një figurë e tillë politike nuk i duhet qytetarit të Kosovës, sepse vetëm do të ishte ngarkesë e panevojshme mashtruese dhe pa efekt për ndryshime. “Kosova s’ka nevojë për emra të konsumuar medialisht, as për emra që aksidentalisht u futën në politikë, e as për emra që prostituohen herë në njërën e herë në tjetrën parti, por për një ekip menaxherësh me një platformë, pra një vizion dhe ofertë decidive reale sociale, e sidomos ekonomike, ku transparenca, përgjegjësia dhe llogaridhënia s’do ripërsëriten si ‘kauza dhe karota’ mashtrimi e tradhtie për qytetarinë akoma naive kosovare! Kosova ka nevojë për alternativë, elitë të atillë politike që interesin e shtetndërtimit të pambaruar, së bashku me sovranitetin e cunguar dhe demokracinë e munguar, do t’i vënë mbi interesat mafioze personale, klanore dhe grupore. Sepse, rindërtimi i këtij procesi akoma vazhdon”, tha prof. Maloku për “Kosova Sot”.

Ai vlerëson se etnopsikologjinë dhe mentalitetin e dëshmuar si tejet konservativ në qëndrime dhe gjykime, të etabluar në skenën politike kosovare, mund ta kërcënojë vetëm ai subjekt i ri që do të di ta përmbysë vetëkënaqësinë e varësisë obskurante të robërisë nga hedonizmi i shfrenuar, ku shteti do të krijojë kushte rehabilitimi, ta rrokullisë formën e devijuar të improvizimit, mashtrimit dhe rrenës publike, që tashmë e ka marrë si formën, ashtu edhe përmbajtjen e vlerës dhe standardit, që ta flakë logjikën e koncesioneve të mëtejme ndaj Serbisë etj./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.