Uji Dea

Apostolova kërkon nga partitë të mos mendojnë për interesin e tyre në këtë situatë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke bërë thirrje që në situatën pas pandemisë COVID -19 të ketë unitet dhe konsensus politik për të tejkaluar krizën.

Ambasadorja Apostolava ka thënë se Bashkimi Evropian po ndjek nga afër zhvillimet e fundit politike në vend.

“Ne po ndjekim nga afër zhvillimet në vazhdim në Kosovë. Situata aktuale e pashembullt e shpërthimit të COVID-19 bën thirrje për konsensus, unitet politik dhe qëllim të përbashkët në krizë” ka thënë Apostolova për Telegrafi.

Uji Dea

Sipas saj, në këtë kohë partitë politike duhet të kenë unitet për mirëqenien e popullit.

“Partitë politike duhet të kujdesen para së gjithash për mirëqenien e popullit të Kosovës mbi ndonjë interes partiak” ka thënë Apostolova.