Hidromorava

Thaçi: Erdogan u zotua se Turqia do të jetë në shërbim të Kosovës për ta luftuar koronavirusin

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi përmes një postimi në faqen zyrtare Facebook, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyp Erdogan.

Presidenti ka thënë se ka kërkuar nga presidenti Erdogan që t’i mbështes në mjete medicionale, logjistike dhe teknike për ta luftuar koronavirusin, transmeton Indeksonline.

Mobi Casa

Ky është postimi i Thaçit:

Sapo përfundova një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, mikun tim dhe të popullit të Kosovës, Recep Tayyip Erdogan. Biseduam për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve për tejkalimin e kësaj situate dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Presidentit Erdogan i kërkova mbështetje medicionale, logjistike dhe teknike për ta luftuar në mënyrë më efektive këtë pandemi dhe për ta mbrojtur më mirë popullin e Kosovës. Presidenti Erdogan u zotua se gjithçka që Turqia ka në dispozicion do të jenë në shërbim edhe të popullit të Kosovës. Gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Presidentit Erdogan dhe popullit turk.