Mobi Casa

Albesa Shabani mahnit mjekët gjerman, kryen në afat rekord provimin e licencës gjermane

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Albesa Shabani nga Gjilani në afat rekord e ka përfunduar vlerësimin për provimin e licencës gjermane. Puna dhe angazhimi i Albesës i ka habitur edhe profesorët dhe komisionin vlerësues. Albesa pas këtij hapi të madh fillon specializimin e saj në degën e internos.

Albesa Shabani nga Gjilani pas një angazhimi e përkushtimi maksimal prej gjashtë muajsh ka arritur të përfundojë me sukses në Mannheim të Gjermanisë provimin e licencës gjermane.

Hidromorava

Albesa ka befasuar profesorët gjerman dhe opinionin profesional vlerësues mjekësor gjerman. Ajo në afat rekord dhe me shumë rezultat pozitiv e ka mbaruar këtë sfidë duke vazhduar tutje specializimin si një specializante në degën e internos.

Nexhat Shabani prindi i Albesës që gjithashtu është një urolog i njohur i cili vazhdimisht merr pjesë në konferenca e kongrese ndërkombëtare në fushën e urologjisë tha se e ka pritur suksesin e Albesës, por vërtet befasia është e këndshme sepse pothuajse disa muaj para kohe e ka përfunduar provimin.”Unë shpresoj se Albesa do të bëhet një mjeke dhe një kuadër i mirëseardhur për shëndetësinë kosovare”tha Shabani. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.