Fundamenti

Gjithçka gati për transmetimin live të seancës së Kuvendit në kanalin zyrtar në Youtube

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka implementuar projektin për transmetim live të seancave të Kuvendit Komunal përmes kanalit zyrtar të Youtube.

Të gjitha përgatitjet janë bërë në mënyrë që seanca e të mërkurës të transmetohet livestream, projekt ky që implementohet nga Zyra për Informim Publik, me mbështetje të fuqishme të kryetarit Lutfi Haziri, e që është i pari në histori të institucioneve kosovare deri sot.

Uji Dea

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur gëzimin për implementimin e projektit, duke thënë se transparenca është alfa dhe omega e qeverisjes së tij.
“Ky është njëri nga projektet shumë të rëndësishme që e kemi realizuar. I rëndësishëm është fakti që projekti ka kosto të ulët. Nëse më parë mbledhjet janë transmetuar vetëm në radio, transmetimi përmes kanalit Youtube është një mundësi shumë e mirë për qytetarët e Gjilanit për t’u informuar me kohë me zhvillimet brenda Kuvendit. Transparenca është alfa dhe omega e qeverisjes në Gjilan”, ka thënë Haziri.

Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit nis të mërkurën në ora 10:00, ndërkaq mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Youtube “Komuna Gjilan”, sikurse edhe faqen zyrtare të internetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.