United Hospital

Haziri: Donacioni i “Frutex” për pediatrinë e Gjilanit, përmirëson shërbimet në kujdesin ndaj fëmijëve të Anamoravës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Spitali Regjional i Gjilanit ka përfituar sot një donacion me disa shtretër për repartin e Pediatrisë nga kompania “Frutex”, vlera e të cilit është 17 mijë euro. Në ngjarje ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, drejtori i Spitalit Regjional, Besim Guda, shefi i pediatrisë Sadik Rashiti dhe pronari i “Frutex”, Shaqir Palushi.

“Është një donacion shumë i qëlluar, i rëndësisë së veçantë, duke pasur parasysh edhe intencat e OBSH-së dhe të gjithë akterëve shëndetësor në Kosovë që prioritet t’i jepet pediatrisë, neonatologjisë dhe mirëqenies së gruas. Si menaxhment i spitalit, i themi faleminderit shumë sepse është donacion do të na shërbej shumë, është në të mirën e fëmijëve që do të mjekohen në repart dhe krejt kjo për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për pacientët tanë”, është shprehur me këtë rast drejtori i Spitalit Regjional, Besim Guda.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, falënderoi kompaninë “Frutex”, duke thënë se ky donacion do të zë vend në kujdesin ndaj fëmijëve në pediatri.
“E falënderoj kompaninë “Frutex” për këtë donacion të nevojshëm, për këtë sensibilizim, që do të zë vend në kujdesin ndaj fëmijëve në Pediatri, në Gjilan, meqë ky spital mbulon një regjion të madh të Anamoravës. E falënderoj, poashtu edhe menaxhmentin për angazhim dhe koordinim me donatorin dhe donatorët tjerë që Gjilanin e kanë vendosur në fokus të mbështetjes”, tha Haziri.

Hidromorava

Kurse Sadik Rashiti shef i pediatrisë është shprehur i kënaqur me donacionin e dhuruar. “Është një donacion i dhuruar në një kohë të nevojshme. Reparti i pediatrisë është njëri nga repartet që po funksionon me një profesionalizëm të lart dhe gjithmonë jemi kujdesur që fëmijët tanë të kenë tretman profesional dhe shërbime cilësore” ka thënë Rashiti.

Ndërkaq, pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, ka shfaqur shpresën se ky donacion me shtretër do të ndikoj në përmirësimin e shërbimeve që ofron reparti i Pediatrisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.