Mobi Casa

AAK: Nevojitet ndihmë urgjente për kategoritë sociale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, me vëmendje po e përcjell situatën e krijuar nga pandemia globale COVID-19. Në këto rrethana të jashtëzakonshme, AAK përgëzon kreun e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe Komisionin e Emergjencave në kuadër të Komunës, për punën që po bëjnë në parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie përmes masave preventive që ka ndërmarrë.

Në rregull jemi me masat preventive, por a janë të mjaftueshme këto masa, dhe a ka ende mundësi të zgjerojmë këto masa në çdo pikëpamje..?

Sigurisht që po! Komisioni i Emergjencave, në bashkëpunim me kompanitë publike të pastrimit dhe mirëmbajtjes hapësinore “Eco – higjiena”, “Hidromorava”, dhe kompani tjera që kanë kapacitete, të ndërmarrin hapa konkret për pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve të Gjilanit, në qytet dhe fshatra.

Mobi Casa

Poashtu, Shtabi Emergjent të angazhohet me urgjencë të sigurojë mjete financiare që ti dal në ndihmë familjeve me asistencë sociale për furnizimin e tyre me gjëra elementare ushqimore, sepse ka nis me u vërejt shpejtë mungesa e artikujve elementar tek kjo kategori e shoqërisë.

Problem paraqet edhe mungesa e pajisjeve mbrojtëse për stafin mjekësor nëpër Qendra të Mjekësisë Familjare.

Andaj, apelojmë tek Shtabi Emergjent që pa ndonjë vonesë të kërkojë nga institucionet qendrore, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë që t`i furnizojë këto qendra të mjekësisë. Zyra për Informim e AAK, Gjilan./rajonipress/