Furra e bukës “Gjakova” u del në ndihmë banorëve të Dardanës
Gjilan – Situata e krijuar në Kosovë nga pandemia Covid 19, ka bërë që shumë biznese t`i ngrisin çmimet e tyre duke ju vështirësuar edhe më shumë gjendjen e qytetarëve.
Për bukëpjekësin, Isa Gutaj nga Gjakova, i cili tani e 10 vite me furrën e tij në Dardan (Kamenicë), po jep një kontribut të madh për qytetarët e kësaj ane sa herë që është kërkuar nga ai.
Pas gjendjes së jashtëzakonshme të pandemisë së koronavirusit, Gutaj, këto ditë ju ka dal në ndihmë qytetarëve të Dardanës si asnjëherë më parë.
“Kam vendosur pas kësaj gjendje tejet të vështirë të popullit të Dardanës dhe gjithë popullit të Kosovës, të gjithë ata që kanë nevojë për bukë munden të vin në furrë për tu shërbyer pa pagesë, përparësi kanë të gjithë ata njerëz që janë me ndihmë sociale dhe që janë me nevoja të veçanta, por edhe ata që janë në gjendje të vështirë ekonomike unë jam pjesë e këtij qyteti dhe dua që ta ndihmoj me zemër popullin tim me aq sa mundem”, ka bërë të ditur pronari i Furrës Gjakova, Isa Gutaj./rajonipress/


