Komiteti për arsim më aktivi
Gjilan – Ky komitet i kuvendit që udhëhiqet nga Arben Mehmeti si në vitin paraprak 2014, por edhe në vitin raportues 2015 është komiteti më aktiv, i cili i ka mbajtur 12 mbledhje, në të cilat janë shqyrtuar më tepër se 15 çështje nga fushëveprimi i tij.
Sipas OJQ “Anamorava” edhe pse në raportin e punës të Komitetit për arsim, qëndron konstatimi se ky komitet i ka rekomanduar Kuvendit Komunal dhe Drejtorisë së arsimit, çështje të ndryshme të një rëndësie të veçantë që ndihmojnë fushën e arsimit në zgjidhjen e problemeve të caktuara.
Në raportin e cekur në pikën paraprake fare nuk trajtohet çështja se si kanë vepruar Kuvendi komunal dhe Drejtoria e arsimit, me rekomandimet e këtij komiteti.
Në seancën e Kuvendit të Komunës, të mbajtur më, 30 tetor 2015, me rastin e përmbylljes së pikës së parë të rendit të ditës, me temë“Gjendja aktuale në arsim”, GK i LVV e propozoi propozimin me shkrim prej 21 rekomandimeve, të cilat Kryesuesja e Kuvendit nuk i vuri në votim, por ato megjithatë në tërësi janë përmbajtur në procesverbalin në këtë seancë, Komiteti për arsim deri më 30 mars, fare nuk ka kërkuar sqarim nga kuvendi për këtë çështje, apo procesverbalin nga seanca e tetë e K.K. fq.16-
Ndonjë raport për zbatimin e tyre edhe, pse ka kaluar një kohë prej 5 muajve.
Komiteti për arsim fare nuk ka propozuar çështje nga fusha e arsimit për t’u përfshirë në planin vjetor të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2016.
Edhe pse ky komitet ka treguar përformancë, për kryesues të këtij komiteti, domosdo duhet të jetë nga fusha e arsimit.
Vërejtjet tjera rreth punës së Komiteteve
Në mbështetje të raporteve të punës vjetore për vitin 2015 të komiteteve përkatëse të Kuvendit të Komunës janë konstatuar këto gjetje
1. Me përjashtim të KKSB, Komitetit për arsim dhe Komitetit për barazi gjinore, trupat tjerë ndihmës punues të Kuvendit të Komunës, nuk kanë pasur plane vjetore të punës së tyre për 2015.
2. Një numër i konsiderueshëm i komiteteve sipas raporteve të tyre të punës për vitin 2015, i kanë mbajtur seancat e tyre të rregullta mujore, në të cilat i kanë shqyrtuar çështjet aktuale nga fushëveprimi i tyre.
3. Ka mungesa bashkëpunimi të komiteteve me Kuvendin e Komunës, me qëllim të dërgimit të çështjeve për shqyrtim në kuvend.
4. Ka pasur raste që paraprakisht çështjet fare nuk janë shqyrtuar në komitetet përkatëse, e ato drejtpërdrejtë edhe në mungesë të materialeve përkatëse janë shqyrtuar në Kuvend(gjendja aktuale në arsim, ndërtimet pa leje, gjendja financiare në teatrin e qytetit, subvencionet, buxheti, vërshimet, planet vjetore të punës së drejtorive).
5. Në përbërjen e komiteteve ka anëtarë, të cilët janë shërbyes civilë, gjë që veprimi i tillë paraqet konflikt interesi, ngase shërbyesit civilë nuk mundtë jenë anëtarë të komiteteve.
6. Komitetet me rastin e shqyrtimit të çështjeve, fare nuk miratojnë rekomandime për drejtorët përkatëse.
7. Komitetet përkatëse me rastin e shqyrtimit të raporteve vjetore ose periodike të drejtorive, fare nuk miratojnë rekomandime për përmirësimin e gjendjes në punën e tyre.
8. Komitetet fare nuk i shqyrtojnë projektet kapitale në realizim e sipër, shembull Komiteti i shërbimeve publike, rrjetin e rrugëve, rrjetin e ujësjellësit, rrjetin e ndriçimit publik etj.
(Komiteti për planifikim hapësinor dhe mbrojtje të mjedisit, realizimin e planit zhvillimor urban, planet rregulluese urbane, çështjen e mbrojtjes së mjedisit)
9. Shërbyesit civil, të cilët janë të angazhuar me punë profesionale në aktivitet e komiteteve, nuk janë në nivelin profesional.
10. Kryetarët e komiteteve duhet të bëjnë përpjekje më të madhe në angazhimet e komiteteve./rajonipress/


