Riad Rashiti sërish këshilltari më aktiv
Gjilan – Në monitorimin që ka bërë OJQ “Anamorava” për angazhimin e këshilltarëve komunal sërish në vendin e parë është renditur Riad Rashiti i cili ka marrë më së shumti pikë për shkak të diskutimeve dhe paraqitjeve të shumta.
OJQ “Anamorava” ka bërë renditjen e kuvendarëve sipas angazhimit të tyre. Varësisht nga angazhimi konkret në seancat e Kuvendit të Komunës është bërë edhe renditja e kuvendarëve.
Renditja e kuvendarëve sipas angazhimit të tyre”
1. Riad Rashiti 525
2. Fehmi Sylejmani 400
3. Nevzad Isufi 300
4. Bujar Nevzati 270
5. Avdyl Aliu 200
6. Sahit Abazi 115
7. Selami Xhemajli 115
8. Arben Maliqi 100
9. Arben Mehmeti 100
10. Isa Agushi 100
11. Shukrije Rapuca 90
12. Arjeta Rexhepi 85
13. Leonorë Bunjaku 75
14. Nevzat Rashiti 76
15. Ismet Hajdini 70
16. Sadullah Kadriu 65
17. Bajram Hasani 60
18. Izmi Zeka 53
19. Mevlyde Zejnullahu 41
20. Fatbardhë Selmani 46
21. Krenare Latifi 40
22. Jakup Bajrami 30
23. Shpresë Kurteshi 30
24. Jashar Jashari 26
25. Jehona Hyseni 25
27. Renan Imami 20
28. Selvete Shurdhani 15
29. Srchan Mitrovic 15
30. Jonuz Hasani 10
31. Mizafere Ismajli –
32. Adelina Berisha –
33. Refik Shala –
34. Rina Ahmeti –
Me rastin e vlerësimit të përformancës të kuvendarëve si kritere standarde janë marrë në konsideratë : diskutimi në seancat e Kuvendit të Komunës, pyetjet e parashtruara kuvendore, propozimet për plotësimin e rendit të ditës të seancave të kuvendit të komunës, kërkesat për informata dhe raporte të ndryshme të parashtruara në seancat e kuvendit, kërkesa për pyetje dhe sqarime të parashtruara drejtorive me shkrim jashtë seancës së kuvendit etj.
Gjatë monitorimit të përformancës së kuvendarëve në punimet e seancave të Kuvendit të Komunës dhe të dhënave relevante për vlerësim të përmbajtura në procesverbalet e seancave të Kuvendit të Komunës, janë konstatuar këto gjetje.
1. Pjesëmarrja e kuvendarëve në seancat e Kuvendit ka qenë e kënaqshme.
2. Nuk ka pasur raste që seanca e Kuvendit mos të filloj me kohë për shkak të mungesës së kuorumit.
3. Prej gjithsej 10 seancave sa janë mbajtur në periudhën raportuese,në fillim të seancave prezentë,në ka qenë numër i mjaftueshëm i kuvendarëve, për të punuar kuvendi.
4. Me aktivitetin e tyre gjatë periudhës raportuese në seancat e Kuvendit të Komunës, si zakonisht janë dalluar kuvendarët e partive opozitare, kështu nga grupi më i madh kuvendor opozitar PDK, janë dalluar :Riad Rashiti, Bujar Nevzati dhe Sahit Abazi.
5. Nga grupi kuvendor i LVV, janë dalluar kuvendarët: Fehmi Sylejmani, Nevzad Isufi dhe Arjeta Rexhepi. Ky subjekt për herë të parë në këtë periudhën 17 vjeçare përfaqësohet në asamblenë kuvendore. Ky shembull paraqet një befasi të këndshme duke marrë në konsideratë se kuvendarët e LVV nuk kanë pasur ndonjë përvojë paraprake në kuvend.
6. Nga përbërja e GK të LDK-së, i cili është grupi më i madh në përbërjen aktuale të kuvendit, i cili i numëron gjithsej 12 kuvendarë,me angazhimin e tyre janë dalluar Avdyl Aliu dhe Arben Maliqi. Edhe pse ky grup përbëhet edhe prej 8 kuvendarëve të cilët kanë përvojë në vendimmarrje në Kuvend në mandatin e kaluar të Kuvendit, nuk kanë paraqitur përformancë të dëshiruar.
7. Si në diskutimet në seancat e Kuvendit të Komunës, po ashtu edhe në paraqitjen e pyetjeve, kërkesave për informata, raporte e sqarime dallohen kuvendarët e opozitës.
8. Kuvendarët e opozitës në aktivitetin e tyre dallohen edhe për paraqitjen e propozimeve për plotësimin e rendit të ditës, me pika të reja dhe shumë aktuale për qytetarët dhe gjendjen aktuale në komunë.
9. Nga përbërja e GK të AAK-së, me angazhimin e tij në Kuvend është dalluar Selami Xhemajli./rajonipress/


