UBT

Lutës i kërkohet riformatimi i drejtorëve profesionalisht të paaftë?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës duhet të bëjë riformatimin e drejtorëve profesionalisht të paaftë ( shëndetësi, shërbime publike, administratë të përgjithshme, mbrojtje dhe shpëtim, shefin e kabinetit) thuhet në rekomandimin që ka dhënë OJQ “Anamorava”.

Raporti monitorues i OJQ “Anamorava” ka dhënë edhe rekomandime interesante që shkojnë në adresë të Lutfi Hazirit.

“Disa drejtori udhëhiqen nga drejtorët, të cilët fare nuk janë profesionistë të fushës përkatëse dhe të cilëve iu mungon përvoja menaxhuese” thuhet në raport.

“Kryetari i Komunës të bëjë riformatimin e drejtorëve profesionalisht të paaftë ( shëndetësi, shërbime publike, administratë të përgjithshme, mbrojtje dhe shpëtim, shefin e kabinetit), saktësohet në raport.

Raporti thotë se Drejtori i drejtorisë komunale për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, nuk është me profesion mjek i mjekësisë familjarë, i cili profesion do të ishte adekuat për këtë post.

Eco Higjiena

Edhe Drejtoria e shërbimeve publike udhëhiqet nga një drejtor, i cili nuk është ekspert i fushave të cilat janë kompetencë e kësaj drejtorie.

Kurse Drejtori i drejtorisë për administratë të përgjithshme me profesion është ekonomist. Profesioni adekuat për këtë post është jurist i diplomuar me përvojë në profesion.

Drejtori i drejtorisë komunale për Mbrojtje dhe shpëtim, me profesion është profesor i gjuhës angleze.

Drejtorët e drejtorive tjera komunale edhe pse janë ekspertë të fushave,megjithatë përballen me probleme sidomos me mos respektimin e parimit të sundimit të ligjit thuhet tutje në raport./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.