Eko Higjiena

OJQ “Anamorava” me vërejtje serioze për kryesuesen e Kuvendit

/ 11 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryesuesja aktuale e Kuvendit të Komunës, fare nuk ka ndërmarr asnjë veprim për zbatimin e rregullës, e cila parasheh që qytetarët të njoftohen për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, nëpërmes: shpalljeve publike në vendet më të frekuentuara brenda territorit të komunës.

OJQ “Anamorava” e cila udhëhiqet nga Isa Shefkiu i ka bërë një monitorim detaj punës së Kuvendit, drejtorive komunale, komiteteve përkatëse etj.

Raporti përfshinë punën dhe angazhimin e të gjithë mekanizmave institucional në komunën e Gjilanit.

Në radhë të parë raporti flet për transparencën, mbledhjet e komiteteve, raporti mbi drejtoritë etj.

Vlerësimi i transparencës si proces përfshin: pjesëmarrjen e publikut në mbledhjet e kuvendit të komunës dhe komiteteve, mbledhjet me publikun, detyrimin për njoftim publik para miratimit të akteve komunale nga organi propozues i aktit, pjesëmarrjen e publikut në procesin e vendimmarrjes, si dhe qasjen në dokumente publike të komunave.

Gjatë vitit 2015, Kuvendi i komunës së Gjilanit, i ka mbajtur gjithsej 10 mbledhje.
Të gjitha mbledhjet kanë qenë të hapura për publikun dhe përfaqësuesit e mjeteve të informimit.

Edhe pse mbledhjet e Kuvendit të Komunës,të cilat zakonisht janë të hapura,në sallën e Kuvendit të Komunës, ku mbahen mbledhjet, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, nuk ka mundësi që qytetarëve të interesuar t’iu krijojë mundësi që të marrin pjesë në seancat e Kuvendit të Komunës, ngase nuk ka hapësirë për t’u ulur, sepse salla e kuvendit ka vende-ulëse për 35 kuvendarë, pastaj për ekzekutivin dhe personelin logjistik të Kuvendit të Komunës dhe 15 vende për përfaqësuesit e medieve dhe të shoqërisë civile.

Çështja tjetër e rëndësishme, e cila krijon kushte për realizimin e punës transparente të kuvendit të komunës, është informimi me kohë i publikut, për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës.

Gjatë vitit raportues, publiku për mbajtjen e seancave të kuvendit të Komunës, është njoftuar vetëm përmes medieve elektronike, faqes zyrtare të komunës dhe nëpërmes shpalljes publike të ekspozuar në dyert e hyrjes në ndërtesën e komunës.

Njëra ndër format themelore të njoftimit të publikut, për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, e cila parashihet me rregulla nënligjore, është shpallja publike në vendet më të frekuentuara brenda territorit të komunës.

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës i cili, siç u theksua edhe më sipër, është i detyruar që të zbatojë rregullën nënligjore e cila parasheh mënyrat, të cilat u theksuan më sipër për njoftimin e qytetarëve për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës.

Kryesuesja aktuale e Kuvendit të Komunës, fare nuk ka ndërmarr asnjë veprim për zbatimin e rregullës, e cila parasheh që qytetarët të njoftohen për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, nëpërmes: shpalljeve publike në vendet më të frekuentuara brenda territorit të komunës.

Uji Dea

Konsiderohet se si vende të frekuentuara me qytetarë janë: panotë e vendosura në rrugët kryesore të qytetit, ndërtesat ku janë të vendosura drejtoritë komunale, njësit tjera organizative të administratës komunale Spitali rajonal, QMKF, super marketet në qytet, objektet shkollore në qytet dhe fshatra, zyrat e gjendjes civile në fshatra, stacioni i autobusëve, shtëpitë e shëndetit në fshatra etj.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, rregullisht e njofton Ministrinë e administrimit të pushtetit lokal, në mënyrën siç është e rregulluar me aktin nënligjor 3.
Kryesuesja e Kuvendit të Komunës vazhdimisht e ka cenuar rregullin, e cila parasheh afatin e dërgimit të njoftimit për seancë të Kuvendit të Komunës.

Mbledhjet e komiteteve dhe trupave tjerë punues ndihmës të Kuvendit të Komunës

Në kuadër të Kuvendit të Komunës, veprojnë 12 komitete, 2 këshilla dhe 4 komisione, si trupa ndihmës punues të Kuvendit të komunës.

Lidhur me transparencën e punës të këtyre trupave ndihmës punues të Kuvendit të Komunës, vlejnë rregullat e njëjta nënligjore, të cilat zbatohen edhe për organizimin dhe transparencën e seancave të Kuvendit të Komunës.

Në mbështetje të procesverbaleve të punës së tyre, për vitin 2015 të seancave të komiteteve dhe trupave tjerë ndihmës punues të Kuvendit të Komunës, dhe raporteve vjetore të punës së tyre, gjatë monitorimit, janë konstatuar këto
Gjetje:
1. Në vazhdimësi kryesuesit e komiteteve dhe komisioneve të Kuvendit të Komunës nuk e respektojnë rregullin e aktit nënligjor, me rastin e dërgimit të njoftimit për seancën e komiteteve ose komisioneve përkatëse, i cili është shtatë(7) ditë pune para mbajtjes së mbledhjes.
2. Po ashtu kryetarët e komiteteve dhe të komisioneve, nuk e respektojnë edhe rregullën e aktit nënligjor, i cili parasheh se publikimi i njoftimit për seancat e komiteteve dhe të komisioneve publikohet përmes:
1. Shpalljeve publike në vendet më të frekuentuara brenda territorit të komunës;
2. Medieve të shkruara dhe elektronike;
3. Faqes zyrtare të komunës;
4. Mbledhjet e komiteteve dhe të komisioneve janë të hapura për publikim;
5. Gjatë vitit 2015 nuk ka pasur raste të pjesëmarrjes të qytetarëve në seancat e komiteteve dhe të komisioneve;
6. Procesverbalet e komiteteve dhe të komisioneve nuk publikohen në faqen zyrtare të komunës;
7. Ka raste, si në KPF, po ashtu edhe në mbledhjet e komiteteve dhe të komisioneve tjera, që për çështje të caktuara nga rendi i ditës mungojnë materialet përkatëse;
8. Ka raste kur para seancës së komiteteve dhe të komisioneve për çështjet nga rendi i ditës, materialet u dorëzohen anëtarëve para fillimit të mbledhjes;
9. Prej gjithsej 15 komiteteve dhe komisioneve të Kuvendit të Komunës, në të cilët janë zgjedhur anëtarët e tyre, në vitin 2015 vetëm KKSB dhe Komiteti për arsim kanë pasur plane vjetore të punës.

Edhe kjo e dhënë tregon faktin, se sa është niveli i ulët i transparencës-informimit të këtyre trupave ndihmës të kuvendit në planifikimin e punës së tyre.
10. Komiteti për planifikim hapësinor dhe mbrojtje të mjedisit gjatë vitit 2015, I ka mbajtur vetëm 5 mbledhje, ashtu që prej muajit korrik të vitit 2015 e deri në mbarim të këtij viti, ky komitet nuk ka zhvilluar kurrfarë aktiviteti;
11. Komisioni për statut dhe akte tjera normative, gjatë vitit 2015 fare nuk ka zhvilluar ndonjë aktivitet;
12. Komiteti për shërbime publike gjatë vitit 2015 i ka mbajtur vetëm 5 mbledhje;
13. Komisioni për caktimin e lokacioneve për vendosjen e përmendoreve dhe lapidarëve, po ashtu gjatë vitit 2015 nuk ka mbajtur asnjë mbledhje;
14. Komisioni për vlerësimin e personaliteteve me merita historike në kuadër të hapësirës mbarë shqiptare, po ashtu fare nuk është funksionalizuar;
15. Komisioni për emërtimin e rrugëve dhe vendosjen e numrave në objektet banesore dhe biznesore edhe pse ka zhvilluar aktivitet fare nuk ka paraqitur ndonjë raport në seancat e Kuvendit të Komunës;
16. Për të gjitha rastet e theksuara më parë prej pikës 10-15, Kryesuesja e Kuvendit të komunës fare nuk ka paraqitur as në ndonjë seancë të KPF, e as në ndonjë seancë të Kuvendit të Komunës ndonjë informatë për arsyet e mos aktivitetit të trupave ndihmës të Kuvendit të Komunës. Edhe rastet e tilla padyshim paraqesin mangësi të konsideruara në cenimin e realizimit të parimit të transparencës në organizimet e komiteteve;
17. Si raste të veçanta të mos respektimit të parimit të transparencës në periudhën raportuese vlerësohet se kanë qenë.
17.1 Vonesa 10 mujore e shqyrtimit të raportit për dëmet e shkaktuara nga vërshimet e muajit korrik të vitit 2014. Ky raport në seancën e Kuvendit të Komunës është shqyrtuar në muajin qershor 2015.
17.2 Gjendja aktuale në arsim është shqyrtuar në seancën e Kuvendit të Komunës në muajin tetor të vitit 2015, pas 8 muaj presioni të vazhdueshëm nga ana e kuvendarëve të opozitës, të cilët këtë çështje e kanë kërkuar në secilën seancë të kuvendit të komunës, kjo çështje është shqyrtuar pa kurrfarë materiali paraprak të përgatitur.
17.3 Po ashtu edhe çështja “Gjendja aktuale financiare në teatrin e qytetit” në seancën e Kuvendit të Komunës, është shqyrtuar, me një vonesë prej 6 muajve të kërkesës nga opozita. Kjo çështje e teatrit është e pazgjidhur që nga mandati i kaluar i kuvendit.
17.4 Çështja e ndërtimeve pa leje, po ashtu është trajtuar me vonesë të madhe si edhe çështjet e më sipërme.

Transparenca e publikimit të akteve të Kuvendit të Komunës

Të gjitha vendimet, rregulloret dhe dokumentet tjera të Kuvendit të Komunës, publikimi i të cilave nuk kufizohet sipas ligjit për qasje në dokumente publike, bëhen publike dhe të qasshme për publikun një javë para mbledhjes si dhe përmes:
1. Shpalljeve publike në vendet më të frekuentuara brenda territorit të komunës;
2. Medieve të shkruara dhe elektronike lokale;
3. Ueb faqen zyrtare të komunës;
4. Buxheti dhe planet e komunës janë dokumente publike 8.
Gjetje:
Në zbatimin e mënyrave të transparencës së publikimit të akteve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, të përmendura më sipër aplikohet vetëm faqja zyrtare e komunës.
X.4. Transparenca-takime me publikun
1. Çdo vit komuna mbanë së paku 2 takime publike për të interesit të përgjithshëm, në të cilat mund të marrë pjesë secili person apo organizatat me interes në komunë.
2. Njëri nga takimet mbahet në gjashtë(6) mujorin e parë të vitit.
3. Përveç 2 takimeve publike, Kuvendi i Komunës duhet të shqyrtoj mundësin për të mbajtur takime shtesë, dhe të jetesa më pranë qytetarëve për çështjet që lidhen me buxhetin komunal, zhvillimin ekonomik lokal përdorimin e pronës komunale, planifikimin hapësinor, investimet, të hyrat komunale si dhe çështje të tjera në interes të përgjithshëm.
4. Kuvendi i Komunës përmes njësisë, zyrtarit për komunikim me qytetarë, njofton qytetarët së paku 2 javë para mbajtjes së takimit publik.

Gjatë monitorimit të transparencës së takimeve me publikun janë konstatuar këto gjetje:
1. Gjatë vitit 2015, Kuvendi i Komunës në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës,i ka organizuar dy takime me publikun-qytetarët. Takimin e parë në mbarim të qershorit dhe takimin dytë në përfundim të muajit dhjetor.
2. Në të dy takimet me publikun kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës dhe drejtorët e drejtorive përkatëse. Kryetari i Komunës ka njoftuar të pranishmit (qytetarët), që kryesisht ishin simpatizant të LDK-ës dhe zyrtarëve komunal për ecuritë aktuale në komunë. Edhe drejtorët të drejtorive përkatëse e kanë njoftuar tubimin me ecuritë nga fusha përkatëse e administratës komunale.
3. Janë rrallë takimet me publikun për çështjet e zhvillimit ekonomik lokal,përdorimin e pronës komunale, planifikimin hapësinor, investim realizimin dhe shpenzimin e buxhetit të komunës, investimet kapitale,prokurimi etj.
4. Ka mangësi në informimin e qytetarëve për mbajtjen e takimeve,nga shpalljet publike për mbajtjen e takimeve janë publikuar vetëm në panotë të vendosura në rrugën kryesore të qytetit, e jo edhe në vendet më të frekuentuara brenda territorit të komunës dhe nëpërmes medieve të shkruara dhe elektronike lokale .
X.5. Transparenca në konsultime me publikun para miratimit të akteve

Njëra ndër format e veçanta e transparencës në komunë,e rregulluar me rregulla nënligjore është konsultimi me publikun thuhet në një pjesë të raportit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.