FIDANISHTJA

Haziri ngushëllon familjen Zajmi me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit Ukshin Zajmi

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të gazetarisë gjilanase, Ukshin Zajmi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit.

Në telegram thuhet:

“E nderuara familje Zajmi,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të gazetarisë gjilanase, Ukshin Zajmi.

Uji Dea

Ai më nuk do të jetë në mesin tonë, por ne do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm që e ka dhënë në fushën e gazetarisë, në Gjilan dhe në Kosovë, pasi kudo që punoi, ishte shembulli më i mirë i një profesionisti dhe i njeriut të ndershëm e të matur.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve dhe komunitetit të gazetarëve.

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri./rajonipress/