Eko Higjiena

Richard Grenell: Nuk po nxitojmë për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

I dërguari special i presidentit amerikan, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka bërë një reagim lidhur me rolin që SHBA luan në arritjen e marrëveshjes finale.

Grenell ka përmendur nga twitter se askush përfshirë SHBA-të nuk po e kërkojnë me nxitim arritjen e marrëveshjes së madhe mes Prishtinës e Beogradit zyrtar.

Hidromorava

”E keni gabim. Ju nuk e dini se për çfarë po flisni. Askush nuk po përpiqet të lëvizë shpejt dhe nuk ka asnjë marrëveshje të madhe. Ju po krijoni gjëra”.

Ky reagim i Richard Grenell erdhi si përgjigjie ndaj gazetarit britanik Tim Judah, i cili në një deklaratë të tij të lëshuar thotë se SHBA-të duan lëvizje të shpejtë drejtë marrëveshjes së madhe mes Kosovës e Serbisë.