FIDANISHTJA

Albin Kurti nuk heq dorë: Reciprociteti do të ndodhë, ne sillemi si shtet i pavarur

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se si Qeveri i kanë të kthyer veshët kah bizneset. “Reciprociteti është vlerë barazie para se të jetë masë kundërvënie. Duhet ta ndihmojmë biznesin vendas që të rritet punësimi, prodhimi, zhvillimi dhe paga mesatare në sektorin privat”.

Duke folur në punëtorinë e organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, ai edhe një herë ka thënë se Kosova do ta vë masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, duke përmendur edhe barrierat tregtare me të cilat përballen biznesmenët kosovarë në Shqipëri.

“Kosova ka bilanc negativ tregtar me të gjitha vendet e CEFTA-s. Reciprocitet do të ndodhë – jo sepse kemi vendosur të sillemi ndryshe, por se kemi vendosur të sillemi si shtet i pavarur, siç jemi shpallur – siç jemi”.

“Reciprociteti është vlerë barazie para se të jetë masë kundërvënie. Duhet ta ndihmojmë biznesin vendas që të rritet punësimi, prodhimi, zhvillimi dhe paga mesatare në sektorin privat”.

“Përgjysmimi i pagave të kabinetit, krijimi i grupit të vettingut, ndihmat për Shqipëri dhe ndihmat pas erës në Dukagjin, shkarkimi i 14 konsujve, anulimi i lagjes pranë Badovcit, anulimi i tenderi për Bechtel kanë dominuar muajin që lamë pas si dhe fjalët reciprocitet dhe tarifë”.

Uji Dea

“Qytetarët e kanë kuptuar se çfarë është reciprocitet përveç të disave në parlament. Sot bëhen një muaj prej kur jam zgjedhur kryeministër dhe besoj se edhe kritikët më të mëdhenj e kanë parë se ne kemi qenë të zënë me punë në Qeveri pa asnjë festë që arritëm të zgjedhimi. Kanë festuar qytetarët, por jo edhe qeveritarët e rinj”.

Kurti ka thënë se nuk është rastësi pse zgjodhi të flasë për barrierat tregtare dhe ekonominë, duke shtuar se ato do të jenë temat e qeverisjes së tij.

“Temat tjera do ta marrin vëmendjen e duhur, por asnjë herë të gjithë vëmendjen. Kosova është vend sovran dhe i pavarur por sovraniteti dhe pavarësia kanë kuptim kur kemi një popullsi që nuk i gëzon ato. Me Shqipërinë do të donim të kishim bashkërendim që dallimet tona në ekonomi dhe politikë të jenë më të vogla sesa dialektet e gjuhës tonë”.

“Barrierat me Shqipërinë tejkalojnë dialektet tona në dialekt dhe dëmtojnë prodhuesit dhe eksportuesit. Për të kaluar në tokën shqiptare eksportuesit duhet të paguajnë taksën e skanimit prej 22 edhe kur nuk funksionin skaneri. Nuk janë në pyetje çështjet funksionale por llogaritë për gjobitje të dikujt. Akciza për prodhuesit e verës janë disa prej të cilave ne do t’i adresojmë. Ka anomali të shumta. Qytetarët e Shqipërisë duhet të kenë leje qëndrimi që të marrin punë. Me Maqedoninë e Veriut kemi pengesa që duhet hequr”.