ARKATANA

Uji i përzier me mjaltë – ndikimi i tij në lukth të zbrazët bën çudinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Me siguri se të gjithë e dini se konsumimi i mjaltit, sidomos mjalti me ujë, sa i shëndetshëm është në lukth të zbrazët. Kjo është më e mira që mund ta bëni për organizmin tuaj. Kjo përzierje që në kohët e lashta është përdorur për lirimin nga shumë sëmundje të ndryshme.

PËRGATITJA:

Për përgatitjen e ujit me mjaltë mjafton që një lugë të çajit me mjaltë ta përzieni në një gotë ujë të vakët. Kështu fitohet një tretje prej 30 për qind që i ngjason plazmës së gjakut. Mjalti strukturon ujin dhe kështu shton vetitë e tij shëruese, që është vërtetuar edhe nga shkencëtarët. Duhet ditur se ky ujë shumë shpejt absorbohet në organizëm.

PËRDORIMI:

Uji me mjaltë në këtë mënyrë normalizon tretjen, forcon sistemin imun dhe përdoret në shërimin e ftohjes, bronkitisit dhe siguron pastrimin e organizmit.

PËRMIRËSON IMUNITETIN

Forcon rezistencën e organizmit kundër baktereve të ndryshme, viruseve dhe kërpudhave.

RREGULLON PUNËN E ZORRËVE

Eco Higjiena

Uji me mjaltë lufton me parazitët që jetojnë në organet për tretje. Nuk i lejon të përhapen si dhe funksionon normalizimin e organeve qelizore për tretje.

PËRZIERJA NDIKON TË HUMBNI NË PESHË

Nëse dëshironi të humbni në peshë, konsumoni këtë përzierje çdo ditë. Ky ujë pastron organet, përmirëson punën e tyre dhe largon helmet. Përkrah ushqimit të shëndetshëm ju ndihmon të hiqni qafe kilogramët shtesë.

NË MËNYRË AKTIVE USHQEN LËKURËN

Në mëngjes ujin e ngrohni pak, pastroni fytyrën, qafën dhe hapësirat e dekoltesë. Falë kësaj, vjen deri te qarkullimi më i mirë i gjakut dhe aktivizohen qelizat që ushqejnë lëkurën.

KUNDËR URINIMIT TË NATËS

Mjalti grumbullon ujin, kështu që veshkat dhe fshikëza nuk ngarkohen dhe pushojnë. Ujin e përzier me mjaltë për t’u shëruar duhet ta përdorni në mëngjes në lukth të zbrazët, e duhet ta konsumoni përnjëherë. Është mirë ta pini edhe në mbrëmje, para gjumit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.