Veton Surroi shpërblehet me çmimin “Ardian Klosi”
Veton Surroi, një nga emrat më të njohur në fushën e mendimit në hapësirat shqiptare, është vlerësuar dje me çmimin “Ardian Klosi”, për veprën “Ambasadori i Melkizedekut”.
Çmimi që mban emrin e një prej personazheve të njohura të publicistikës shqiptare, që u nda nga jeta pak vite më parë, ndahet çdo vit, në kujtim të veprës së Ardian Klosit dhe mbështetet nga rrjeti “Traduki”./gazeta blic/


