ARKATANA

Fatmir Selimi sjell dy libra që lidhen me jetën e shqiptarëve në Turqi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Fatmir Selimi ka arritur që për këto vite të mbledh, hulumtojë dhe verifikojë kudo që ndodhen shqiptarët e Turqisë. Ai ka folur, ka dëgjuar dhe plasuar rrëfime interesante në dy librat e ti më të ri “Me shqiptarët e Turqisë”- nëpër qytetet shqiptare dhe “Me shqiptarët e Turqisë II”.

Edhe pse me profesion është mjek, profesionist i radiologjisë Fatmir Selimi nuk është ndalur për të prezantuar jetën e shqiptarëve në Turqi. Ai duke ecur nëpër qytetet shqiptare në Turqi ka arritur të mbledh informacione të shumta mbi jetën e tyre, traditat, prejardhjen e tyre nga qytetet e Kosovës.

Selimi tani së fundit ka botuar dy libra që lidhen me shqiptarët e Turqisë. Libri i parë titullohet “Me shqiptarët e Turqisë- nëpër qytetet shqiptare” dhe libri i dytë “Me shqiptarët e Turqisë II”.

Eco Higjiena

Në të dy veprat autori ka paraqitur në hollësi gjenezën e familjeve të mëdha shqiptare nga rajoni i Anamoravës që aktualisht jetojnë në Turqi. Duke vizituar familje të shumta shqiptare Selimi ka arritur të njoh familjet e Anamoravës që pa dëshirën e tyre janë shpërngulur në Turqi.

Fatmir Selimi thotë se jeta e shqiptareve në Turqi ende duhet të studiohet, të sensibilizohet dhe pse jo shteti i Kosovës të bëjë më shumë për ta sepse është një komunitet milionësh dhe i shpërndarë nëpër qytetet e mëdha të Turqisë./rajonipress/