Haziri: Do t`i mbështesim të gjitha kategoritë e personave me nevoja të veçanta
Gjilan – Komuna e Gjilanit, me të gjitha kapacitetet e saj, po i mbështetë të gjitha kategoritë e personave me nevoja të veçanta, ndërkaq besoj shumë që mbështetjen për ta do ta rrisim edhe më shumë ka thënë Lutfi Haziri.
Gjilani sot është i nderuar, pasi për nderë të Epopesë së Zhegocit po mbahet turneu ndërkombëtar i basketbollit në karroca. Shpresoj që turneu të jetë i mbarë, ndërkaq klubit të basketbollit në karroca “Drita” i uroj të jenë fitues. Dje i kemi ndarë 3 karroca, një shëtitore dhe 5 palë kugëza nën bërryl për personat me nevoja të veçanta, të cilat ishin donacion nga një bashkatdhetar i yni nga Zvicra, për çka shpreh falënderim të veçantë. Komuna e Gjilanit, me të gjitha kapacitetet e saj, po i mbështetë të gjitha kategoritë e personave me nevoja të veçanta, ndërkaq besoj shumë që mbështetjen për ta do ta rrisim edhe më shumë ka shkruar Lutfi Haziri./rajonipress/


