Ku na mbeten këngët patriotike
Pyesin shqiptaria – shoqërinë demokratike, Mediumet publike dhe elektronike – Sa shpejt i harruat traditat historike,
Ku na mbeten këngët tona patriotike ?!
Dikur kur liria mungonte në çdo votër –
Fasulja me bukën hahej nga një kokërr !…
Nuk e kishim bukën , nuk e kishim kripen –
Por, kurrë s’ na mungonin këngët patriotike !
N’ sistemet moniste kishte shumë censurë –
Këngët patriotike nuk i ndalem kurrë !
Kënduam brez pas brezi trimat e atdheut ,
Kënduam Gjergj Kastriotin – Krujën e Skënderbeut !…
Këndohej Pavarësia dhe Ismail Bej Vlora ,
Këndohej Marigona : “Për Flamur t’ lumtë dora !”
Këndohej Avdi Hysa , Oso Kukë Vranina ,
Trim Avni Rrustemi dhe Hasan Prishtina !…
I këndonim Shkodrës edhe gjithë Malësisë ,
I këndonim krojet e Ali Pashë Gucisë !…
Këndohej Ali Pasha , trim nga Tepelena ,
Kalaja e Janinës – thurur me bedena !…
Këndonim Abdyl Frashërin , gjithë trimat e vendit ,
Iu këndonim burrave t’ Lidhjes së Prizrenit !
Nëpër odat tona dhe kullat prej guri –
Këndohej Azem Bejta , këndohej Bajram Curri !…
Këndoheshin gjithë trimat që kishte Drenica ,
Kudo këndohej trimja Qerime Shotë Galica !
Këndohej Emin Duraku dhe Ramiz Sadiku –
N’ luftën çlirimtare që na i vrau armiku !
Këndohej Abedin dhe Ganimete Tërbeshi ,
Këndohej Dedë Gjon Luli edhe Dasho Shkreli !…
Këndohej Tefik Çanga dhe Zenel Hajdini ,
Trim Idriz Seferi , Isa Boletini !…
Sot , një këngë tmerrimi jehon n’ katër anë –
Me klithma trishtimi : ”Kuku nanë, moj nanë ,
Shpejt u harrua lufta e vitit ‘ 99 ,
Dëshmorë e heronj u lanë me një anë !”
Sot , kur po jetojmë n’ shoqëri demokratike –
Shumë shpejt u harruan këngët patriotike ?!
Sot , me këngën shqipe merren do langonj –
S’ këndohen martirë , dëshmorë , as heronj ?!…
Ngihen pite, pula, sarma dhe bakllava –
N’ stil të mgjupishtes këndojnë “Tallava” ?!
Po bëri e kënduan ndonjë këngë trimërie –
I përzënë prej dasmës – i ndjekin prej shpije !…
Pyesin këngët tona tradicionale –
Ku mbeten koncerte edhe festivale ?!…
N’ vend t’ këngëve t’ heronjve dhe patriotike –
Po na imponohen këngë pornografike ?!…
N’ vend se të dëgjojmë këngë tradicionale –
Po na i ekspozojnë organet gjenitale !
N’ vend se të dëgjojmë këngë patriotike –
Po na i imponojnë skenat erotike ?!…
Gjilan, më 18.04.2016. Demir Krasniqi


