United Hospital

Veseli, i pakonkurrencë në PDK

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të PDK-së. Në garën e cila do të zgjasë dy javë, Veseli nuk pritet të ketë ndonjë kundërkandidat serioz për këtë pozitë.

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të kësaj partie. Veseli është zotuar se nëse zgjidhet në krye të kësaj partie do të angazhohet në forcimin e PDK-së. Por në garën për të marrë drejtimin e partisë Veseli nuk pritet të ketë ndonjë konkurrent të fortë, megjithëse përfaqësuesit e këtij subjekti politik thonë se gara për të shpallur kandidaturën për kryetar të PDK-së është e hapur.

Analistët politikë në vend thonë se Veseli mund të ketë ndonjë kundërkandidat vetëm sa për të dhënë përshtypjen se procesi është demokratik. Madje, ata konsiderojnë se kjo çështje është rregulluar përmes një marrëveshjeje “xhentëlmenësh” në mes të dy apo tri figurave kryesore në PDK.

Veseli kandidaturën për kryetar të partisë e ka shpallur në një konferencë për media.

Uji Dea

“Ju kam ftuar sot këtu për të shpallur një vendim shumë të rëndësishëm për mua dhe familjen time. Kam nderin që të shpallë para jush kandidaturën time për kryetar të partisë më të madhe në Republikën e Kosovës, PDK-së”, ka deklaruar Veseli, duke thënë se në këtë detyrë të re mund t’i shërbejë më së miri Republikës së Kosovës.

Më tej, Veseli ka shprehur mirënjohje të madhe, për ish-kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë ditëve në vijim do t’i vizitojë të gjitha rajonet e Kosovës dhe do të bashkëbisedojë me anëtarët dhe votuesit e partisë, si dhe do të angazhohet për mobilizimin dhe forcimin e strukturave të PDK-së.

“Oferta ime i ka rrënjët në sukseset e njëpasnjëshme historike të PDK-së, të udhëhequr prej ish-kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit, por që ofron edhe një vizion për një parti bashkëkohore evropiane, e qendrës së djathtë – vizionin e një partie, që di të ecë me hapin e kohës dhe të përgatisë programe dhe platforma politike që i përshtaten më së miri dinamizmit të shoqërisë sonë të re, vitale, kosovare”, ka shtuar Veseli./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.