ARKATANA

Të pres te xharrima

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Eja, të pres te Xharrima, T’i shpërlajmë kujtimet e hidhura
Mos iu bind korbit, As pitonit vdekjeprurës, Ec udhës së fshehur

Lëviz me taktin e gurgullimit të ujit
Këtu jam që ta shuaj etjen e tharë
Për ta nuhatur aromën e harruar të dashurisë
Të pres te currili
T’i shprishim puthjet e paputhura
Ta ngulfasim frikën e ta vrasim heshtjen

ARKATANA

Bilall Maliqi

(22 prill 2016)