Mobi Casa

Albin Kurti: I kishim 4 raste për ta çuar PDK-në në opozitë

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Albin Kurti, tha se kishin katër raste për ta çuar PDK-në në opozitë.“Shansi i parë ka qenë kur Pacolli ishte bërë President, për shkak se nëse Isa s’do ta përkrahte Jahjagën për Presidente, do të shkonim në zgjedhje”, tha ai në Klan Kosova

“Momenti i dytë ka qenë kur Haradinaj është kthyer nga Haga. Ky ishte momenti ideal kur ka mundur të ndryshojë momentumi politik”.

“Momenti i tretë është VLAN-n. E kisha thënë se po qëndruam do të fitojmë, por s’u bëmë dot për shkak të lakmisë për pushtet”.

“Momenti i katërt, është blloku opozitar. Po të shkonim me një listë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme, do të fitonim me padyshim”.

Më tutje Kurti tha se Vetëvendosje kanë qenë pragmatik prej se janë në Parlament.

“Lëvizja Vetëvendosje, ka ndryshuar mirëpo qëllimet tona nuk kanë ndryshuar”.

________________________________

Pse kishte ftohje mes Ymerit, Kurtit dhe Ahmetit?

Albin Kurti, ish-lideri i Vetëvendosjes ka folur për “ftohjen” e marrëdhënieve mes Visar Ymerit, Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit.

“Po, është e vërtetë se kishim një ftohje. Në mbledhjen tonë të këshillit drejtues të VV-së, ishim unë e Shpendi, Visari nuk ka ardhur për shkak se ishte me grip, i ftohur”.

Kurti lavdëron AAK-në dhe Nismën

Ish kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke folur për opozitën ka thënë se tri partitë opozitare i kishte bashkuar qëndrimi i përbashkët për kundërshtimin e marrëveshjeve me Serbinë.

“Ne kishim një qëndrim të përbashkët karshi marrëveshjeve me Serbinë. Vetëvendosje ishte motor i opozitës, sepse dihet se çfarë subjekti jemi ne, por të vetëm s’do të arrinim suksesin që e patëm”, tha Kurti në “Zona e Debatit” në Klan Kosova.

Madje, sipas tij Lëvizja Vetëvendosje nuk do të arrinte e vetme të mbledhte masën e popullit në sheshin e Prishtinës në protestat që janë organizuar.

United Hospital

“AAK dhe NISMA-n i kishim partnerë të fuqishëm të bllokadës opozitare, për shkak se vetëm me Vetëvendosjen s’do të ishte e mundur hedhja e gazit lotsjellës, e po ashtu në protestën e nëntë Janarit, s’do të ishte e tërë ajo masë në sheshin e Prishtinës po të ishte Vetëvendosja e vetme”.

Faktin se opozita nuk është më e bashkuar, Kurti e cilëson si “mallkim”.

“Por, mesa duket, pas sukseseve patëm një mallkim. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, se marrëveshja për Asociacionin s’është në përputhje me frymën kushtetuese, ne e menduam opsionin e një liste të përbashkët, por s’ia arritëm”.

Kurti: Kosovarët janë për bashkim me Shqipërinë

Albin Kurti, ka folur për bashkimin kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Bashkimi kombëtar, asnjëherë s’është menduar që kufijtë tanë të shtrihen deri në vende të thella të Greqisë, mirëpo që në vendet ku ka shumicë shqiptare, këto vende të bashkohen”.

“Nëse bëjmë një abetare të përbashkët, nëse i heqim kufijtë e bëjmë bashkimin e Akademisë së Shkencave, do të ishte hap drejt bashkimit”.

“Pas 25 viteve nuk mund të themi që është i mundur bashkimi i shqiptarëve përnjëherë, ashtu siç do të kishte qenë e mundur kur është shpërbërë Jugosllavia”.

Deputeti Kurdi ka thënë se edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka avancuar në drejtimin e bashkimit kombëtar.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka avancuar shumë në vitet e fundit sa i përket çështjes kombëtare. Ai është në trajektore pozitive sa i përket çështjes kombëtare”.

Ndërsa tha se shumica e kosovarëve e donë bashkimin kombëtar.

“Shumica dërrmuese e kosovarëve janë për bashkim me Shqipërinë. Në momentin që bëhet mundësia ligjore për referendum, përqindja e kosovarëve që duan bashkimin, do të rritet”.

“Shqipëria ka qenë furnizim për kosovarët”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.