ARKATANA

Keq me botime të reja

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Shteti nuk i mbron autorët nga pirateria. “Kjo nuk do të thotë se shitjen e tyre e kanë të sigurt, pasi që me shitjen e librit në Kosovë nuk mund t’ia dalësh as ta sigurosh një kafe. Ndërkaq, sa i përket piraterisë, trajtimi institucional ndaj saj është në listën e fundit, ama bash në listën e fundit”, ka thënë Haxhaj,

Veprimtaria botuese në Kosova vazhdon të përballet me sfida të ndryshme, e ku më kryesorja vazhdon të mbetet shitja e librit dhe mbrojtja nga piratëria. Për vite të tëra libri shqip po përballet me mungesë të blerësve, gjë që edhe ka ndikuar në botimin e tij, duke bërë që antivlera dhe botimet pa kriter të lulëzojnë. Një gjendje e tillë e librit shqip vazhdon të mbretërojë në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Librit, që festohet çdo vit më 23 prill. Një situatë e tillë është konfirmuar edhe nga njerëzit e librit.

Mobi Casa

Sipas tyre, pavarësisht ndihmave që ofrohen nga financimet publike gjendja vazhdon të jetë aspak e favorshme për librin shqip në vend. Ndërsa, kur është në pyetje mbrojtja nga piratëria, pothuajse mundësitë janë të pashpresa për autorët.

Pavarësisht këtij fakti, krijimi dhe botimi i librit shqip vijon, megjithëse autorët e tyre nuk mund të nxjerrin fitim as për një kafe. S’ka shitje të librave Ardian Haxhaj, shkrimtar dhe kryetar i Klubit të Shkrimtarëve të Kosovës, në një prononcim për “Kosova Sot”, ka thënë se realisht botime të librave ka pasur dhe ka, por, sipas tij, kjo nuk vlen edhe për shitjen. Sa i përket piratërisë, institucionet këtë fenomen e kanë vënë në fund të prioriteteve të tyre. Haxhaj ka thënë se botimi i librave te ne kryesisht bëhet pothuajse vetëm për çështje të vokacionit krijues: shkrimtari, poeti, studiuesi etj., duan të thonë të tyren përmes librit dhe i gjejnë mundësitë për botim. “Por, kjo nuk do të thotë se shitjen e tyre e kanë të sigurt, pasi që me shitjen elibrit në Kosovë nuk mund t’ia dalësh as ta sigurosh një kafe. Ndërkaq, sa i përket piraterisë, trajtimi institucional ndaj saj është në listën e fundit, ama bash në listën e fundit”, ka thënë Haxhaj./kosova sot/