Eko Higjiena

KPF aprovon agjendën për seancën e radhës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në mbledhjen e mbajtur sot të Komitetit për Politikë dhe Financa, e cila është udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku-Rexhepi, janë rekomanduar të gjitha pikat e rendit të ditës për në seancën e radhës në Kuvendin e Komunës.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Bunjaku – Rexhepi, në fjalën e saj, ka thënë se KPF ka kaluar të gjitha pikat e rendit të ditës për në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës që do të mbahet me datën 27 prill 2016.

United Hospital

“Në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e cila do të mbahet me datën 27 prill 2016, janë rekomanduar me shumicë votash të gjitha pikat e rendit të ditës. Pikë e parë e rendit të ditës është raporti financiar janar – mars 2016, pastaj propozim vendimi për qasje në revidimin e Planit Zhvillimor Komunal “Gjilani 2015+”, propozim vendimi për qasje në revidimin e Planit Rregullues Urban të Hollësishëm “Qendra – Z – 1” dhe propozim vendimi për lejimin e këmbimit të Pronës së paluajtshme Komunale me pronë të paluajtshme private për nevoja të Rrugës Qarkore sipas PRRU “Fidanishte”. Të gjitha këto pika të rendit të ditës janë diskutuar në KPF dhe presin edhe diskutimin në Kuvendin e Komunës në seancën e radhës”, ka thënë ndër të tjerash Bunjaku-Rexhepi.

Poashtu, para këtij Komiteti, ka bërë elaborimin e raportit financiar për periudhën janar-mars 2016, drejtori i Financave, Zijadin Maliqi, i cili ka potencuar të hyrat sipas planifikimit buxhetor, si dhe apelin për pagesën e Tatimit në Pronë, si një mundësi e mirë për qytetarët në mënyrë që të shfrytëzojnë amnestinë e borxheve. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.