Të hyrat në Viti shënojnë rritje
Viti – Duke folur për të hyrat janar-mars, Ibrahim Rama ka njoftuar se është 168.139 euro shkalla e inkasimit. Duke u bazuar në planifikimin vjetor, shkalla e inkasimit është 17.90 %, ose krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të hyrat kanë shënuar rritje për 14.265 euro, apo për 9.27 %.
Është mbajtur mbledhja e katërt e Komitetit për Politikë e Financa, në të cilën janë shqyrtuar disa pika me rëndësi, ndër të cilat ishte ajo e pasqyrave financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2016.
Lidhur me këtë pikë, drejtori për financa dhe zhvillim ekonomik Ibrahim Rama ka njoftuar për shpenzimet dhe investimet e këtij tre mujori të buxhetit komunal të Vitisë, që sivjet është 9.564.530 euro.
Duke folur për të hyrat janar-mars, Ibrahim Rama ka njoftuar se është 168.139 euro shkalla e inkasimit. Duke u bazuar në planifikimin vjetor, shkalla e inkasimit është 17.90 %, ose krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të hyrat kanë shënuar rritje për 14.265 euro, apo për 9.27 %.
Ai më pas i është përgjigjur pyetjeve dhe interesimeve të anëtarëve të KPF-së, ndërkohë që ka njoftuar edhe për rangimin e komunës së Vitisë e cila del të jetë e para në listë në nivel të Kosovës, sa i përket realizimit të investimeve kapitale, me 97 për qind të realizimit të këtyre investimeve.
Në këtë mbledhje të KPF-së është shqyrtuar edhe propozim vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 100,203 euro për përfundimin e projektit të ndërtimit të ujësjellësit në fshatrat Sllatinë e Epërme, Sllatinë e poshtme, Sadovinë e Qerkezëve, Sadovinë e Jerlive dhe Tërstenik.
Gjithashtu u aprovuan edhe dy pikat tjera të parapara për këtë mbledhje, ajo e propozim vendimit për miratimin e planit të efiçiencës së energjisë 2016-2020, si dhe propozimi vendimi për formimin e komitetit jo obligativ për barazi gjinore. /rajonipress/


