ARKATANA

Thaçi: Duhet të shpejtojmë hapin drejt integrimeve në NATO dhe BE

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – “Presidenca dhe Kuvendi do të vazhdojnë të bashkërendojnë veprimet e tyre për të garantuar funksionim sa më efikas të institucioneve tona. Duhet të shpejtojmë hapin drejt integrimeve në NATO dhe BE”, u shpreh presidenti Thaçi.

Në kuadër të takimeve me përfaqësues të institucioneve të ndryshme shtetërore, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

Në takim është biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Presidencës dhe Kuvendit të Kosovës në të gjitha fushat, veçanërisht në atë të sundimit të së drejtës dhe të integrimeve euroatlantike.

ARKATANA

“Presidenca dhe Kuvendi do të vazhdojnë të bashkërendojnë veprimet e tyre për të garantuar funksionim sa më efikas të institucioneve tona. Duhet të shpejtojmë hapin drejt integrimeve në NATO dhe BE”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli theksoi se “Kuvendi është treguar institucion i qëndrueshëm, i gatshëm të shtyjë përpara proceset më të rëndësishme për vendin. Do të ketë bashkëpunim ndërinstitucional në integrimet euroatlantike”.

Presidenti Thaçi i ka dhënë mbështetje të plotë kryetarit Veseli dhe punës së organit legjislativ të vendit, duke thënë se Kuvendi i Kosovës është vendi ku duhet të adresohen të gjitha shqetësimet e qytetarëve dhe të partive politike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.