VV e bënë horë Lutfi Hazirin, dieta buxhetore që po i kushton shtrenjtë Gjilanit
Gjilan – Në një aktivitet të VV që organizuan të mërkurën para zyrës së Lutfi Hazirit, Lëvizja VV ia ka përmendur të gjitha shpenzimet e mëdha që i ka bërë dhe po i bënë në emër të dietës buxhetore. Sipas VV vetëm në udhëtimet jashtë vendit Lutfi Haziri ka shpenzuar për nevoja të aeroplanit 24 mijë euro.
Me një aktivitet simbolik LVV të mërkurën me moton “Dieta e kryetarit” ia ka bërë me dije Lutfi Hazirit se dieta e tij buxhetore shtrenjtë po i kushton taksa paguesve gjilanas.
Sipas VV Lutfi Haziri duke qëndruar vazhdimisht në bisht të aeroplanit i ka shpenzuar hiq më pak se 24 mijë e 875 euro.
Luta është treguar dorlirë edhe për shpenzimet telefonike të cilat sipas VV vetëm për vitin 2015 arrijnë në 4 mijë e 550 euro.
Luta gjatë vitit 2015 (muaji mars) në telefonata ka shpenzuar hiq më pak se 1 mijë e 753 euro .
Luta po del të jetë goxha i shtrenjtë edhe në restorante. Sipas VV vetëm për një drekë dhe darkë në Sharr të Prevallës Luta ka shpenzuar 1 mijë e 786 euro.
Luta gjithashtu ka shpenzuar për një ndejë me pije me Ilir Metën hiq më pak se 1 mijë e 786 euro.
Kurse darka më e shtrenjte me vetëm një paragjellë që Luta i ka kushtuar komunës së Gjilanit kap shifrën e 2 mijë e 520 eurove, darkë kjo në njërën nga netët e Flakës së Janarit./rajonipress/


