Bajrush Ymeri përkujton dëshmorët e Artanës
Gjilan – Më 18 prill dhe më 19 prill 2016 në përvjetorin e 17 bëmë homazhe te varrezat e dëshmorëve ne Marec, Prishtinë, Makovc dhe Koznicë. I nderuam të gjithë në përgjithësi e në veçanti dëshmorët nga Komuna e jonë: Zijaver Vllasaliun, Afrim Zymerin, Faredin Vllasaliun dhe Shemsedin Vllasaliun ka shkruar Bajrush Ymeri.
Bajrush Ymeri nënkryetar i Artanës nuk i ka harruar dëshmorët e kësaj komune. Për të përkujtuar përvjetorin e dëshmorëve të Artanës ai është kujdesur dhe ka vendosur kurora lulesh në varrezat e tyre.
“Vendosëm nga një buçet lule në varret e atyre qe ranë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë. I nderuam ata qe dhanë jetën e tyre për të na dhënë mundësin neve të jetojmë të lirë. I nderuam të gjithë në përgjithësi e në veçanti dëshmorët nga Komuna e jonë: Zijaver Vllasaliun, Afrim Zymerin, Faredin Vllasaliun dhe Shemsedin Vllasaliun. Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit tonë ka shkruar Bajrush Ymeri./rajonipress/


