Ndahet nga jeta Vebih Selmani
Gjilan – Vebih Selmani këtë fundjavë është ndarë nga jeta në moshën 70 vjeçare. Ishte pjesë e luftës së UÇK-së së bashku me djalin dhe gruan. Selmani padyshim mbetet njëri nga figurat që ka merituar respekt pikërisht për shkak të angazhimit të tij maksimal që të kujdeset për pjesëtarët e luftës.
Vebih Selmani në moshën 70 vjeçare është ndarë nga jeta këtë fundjavë, por mbrapa ka lënë një bagazh të mirë prej atdhetari e patrioti.
Vebih Selmani ishte i kyçur në luftën e UÇK-së së bashku me djalin, derisa gruaja e tij kujdesej për ushqimin e luftëtarëve të UÇK-së.
Vebih Selmani padyshim meriton një respekt të veçantë sepse nuk ishte i dhënë pas dukurive negative siç bënë disa menjëherë pas luftës. “Unë kam luftuar me mish e shpirt për vendin tim, për tokat tona e për të ardhmen e fëmijëve tanë. Krenohem me kontributin tim ku përkrah kisha djalin dhe pothuajse tërë familjen” pati deklaruar më herët Selmani për rajonipress.
Dhe është e pritshme që Vebih Selmani të ketë një tretman më njerëzor nga klasa politike dhe ajo institucionale e Vitisë./rajonipress.


