Migjen Basha magjik e nis vitin duke shënuar gol
Migjen Basha e ka nisur vitin 2020 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar gol në fitoren e thellë 4:0 që skuadra e tij arriti të merrte ndaj Newcastlle Jats. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare ka arritur të realizojë në minutën e 61-të, ku rezultati ishte 1:0.
Një goditje nga distanca, ka gjetur të përgatitur në momentin e parë portierin e Njukasëll që ka ndalur topin duke e kthyer te Basha i cili me portën thuajse të boshatisur nuk e kishte të vështirë ta çonte në rrjetë. Basha u bashkua me Melburn Viktori në merkaton e verës dhe ky ishte goli i tij i parë sezonal, teksa po luan rregullisht me skuadrën e tij.
Ai u largua pas një aventure jo shumë pozitive me Arisin, ku problemet e shumta në klub e detyruan të merrte një vendim për të shkuar në Australi. Në të njëjtin kampionat, luan edhe Besart Berisha dhe si për ironi, Berisha ka qenë pikërisht futbollist i Melburn dhe është idhull në këtë klub.


