FIDANISHTJA

Administrata publike, në shërbim të politikës dhe oligarkëve

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Militantizmi politik po e mbyt profesionalizimin, Qeveria krenohet me reforma.

Kelmendi: Gjithandej në administratë janë instaluar njerëz, të cilët i shërbejnë politikës në pushtet

Mund t’i duken reforma të suksesshme kryeministrit Mustafa, sepse ka punësuar disa militantë të partisë së tij, por ne nuk mund ta fshehim faktin që edhe BE-ja kritikat më të mëdha i ka dhënë pikërisht për mosreformimin dhe mosreduktimin numerik në administratën publike. Edhe pse Ligji për Shërbimin Civil është një prej ligjeve më të avancuara në fushën e administratës publike, prapëseprapë administratën e kemi katastrofë”, u shpreh njohësi i kësaj fushe Islam Krasniqi

Derisa kryeministri Mustafa po e quan sukses të Qeverisë së tij edhe reformën në administratën publike, përfaqësues të opozitës, analistët e pavarur dhe shoqëria civile konstatojnë të kundërtën. Sipas opozitarëve dhe njohësve të tjerë të kësaj fushe, sektori i administratës publike vazhdon të jetë një dështim i trashëguar nga Qeveria ‘Thaçi’, që nuk po reformohet as nga Qeveria ‘Mustafa’, sepse edhe në këtë mandat ka mbetur e njëjta strukturë, e përplotësuar me militantë të të dy partive politike në pushtet, një administratë glamuroze, madje edhe shumë e korruptuar, e inkriminuar dhe joefikase. Kryesisht ajo është në shërbim të piramidës së politikës dhe të oligarkisë së biznesit të inkriminuar, dhe jo edhe të qytetarëve të nëpërkëmbur.

Uji Dea

Kelmendi: Nuk respektohen rregullat ligjore të konkursit

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muhamet Kelmendi, thotë se vetë mënyra dhe numri i të instaluarve gjithandej nëpër institucionet publike, qofshin ato edhe si të pavarura, tregon se konstatimi i kryeministrit është një përpjekje për mashtrimin e opinionit dhe asgjë më shumë. “Partnerët e koalicionit, që nga themelimi i kësaj strukture të re qeverisëse, apo më mirë thënë keqqeverisëse, me këmbëngulësi po e vazhdojnë rrugën e njëjtë, rrugën e keqpërdorimit të fuqisë së tyre politike, keqpërdorimit të të gjitha resurseve publike, të ekonomisë për të realizuar interesat e tyre financiare, dhe interesat e tjera të mëdha, duke kapur në tërësi shtetin në të gjitha segmentet e drejtimit, ekonomi, çështjet sociale, arsim, kulturë e shëndetësi”, shprehet ai. Kelmendi thotë se brendapërbrenda administratës së këtij shteti nuk mund të gjesh asnjë të punësuar, i cili ka ardhur në një vend pune, duke qene si ekspert i pavarur, qoftë edhe nga partitë e tjera politike, që të ketë ardhur sipas rregullave ligjore të konkursit në bazën profesionale, por kryesisht janë njerëz militantë të PDK-së dhe të LDK-së.

“Merreni me mend që bordet gati të gjitha janë të PDK-së. Të nisemi nga posta, ku janë shumica njerëz të PDK-së, po ashtu edhe në KEK, në administratën e kupolës shtetërore gjithandej. Madje, asnjë arsimtar i vetëm, një mësues nuk mund të gjejë punë si i pavarur. Kanë shkuar gjithandej nëpër strukturat e veta dhe kanë instaluar njerëz të tillë, që i nënshtrohen dhe shërbejnë kësaj politike në pushtet. Pra, kemi çrregullim total në përmasa të atilla, që po sjellin deri te kërcënimi i vetë ekzistencës së shtetit”, u shpreh Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.