Ronela Hajati vjen me “Amini”
Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati ka publikuar këngën e saj më të re, të cilën e ka titulluar “Amini”.
“Amini” vjen vetëm një muaj pas publikimit të këngës së fundit “Tiger”, transmeton Koha.net.
Për tekstin dhe melodinë e këngës është përkujdesur vet ylli i këngës “A do si kjo”, këngë që ka pasur një sukses të madh.
Ndërsa për muzikën është përkujdesur DeVox.


