Uji Dea

Mëlmesat, të cilat e parandalojnë kancerin

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Nëse çdo ditë konsumoni këto mëlmesa, atëherë me gjasë nuk do t’ju duhet që të brengoseni se a do të prekeni nga ndonjë sëmundje malinje gjatë jetës suaj.

XHENXHEFILI

Xhenxhefili është një ilaç i vjetër, të cilin tradicionalisht e përdorin banorët e Evropës Veriperëndimore, e tani ai përdoret gjithnjë e më shumë edhe te ne. Ai largon shumë probleme shëndetësore, duke filluar nga ftohja, e deri te kapsllëku. Mund të përdoret i tharë, apo si i freskët. Ai ka veprim antiinflamator, prandaj parandalon me sukses kancerin e mushkërive dhe të rrugëve të tretjes. Shpesh përdoret pas kimioterapisë, meqë e largon nauzenë.

ROZMARINA

Është një mëlmesë tradicionale mesdhetare dhe një burim i mrekullueshëm i antioksiduesve. Më së shpeshti shtohet në supa, salca të domates dhe në ushqime me mish. E detoksikon organizmin, e mund të përdoret edhe si çaj. E stimulon mëlçinë për një punë më të mirë, prandaj parandalon kancerin e mëlçisë, veshkave, dhe pankreasit. Meqë stimulon apetitin, përdoret edhe te personat pas trajtimit me kimioterapi.

KURKUMINA

Kurkumina është një antiseptik natyror, i cili vjen nga Lindja e Largët, ku me shekuj të tërë përdoret si ndihmë për shërimin e plagëve dhe dezinfektim, si dhe për mjekimin e reumës. Studimet më të reja tregojnë se kurkumina shtyn paraqitjen e sklerozës multiple, e vepron edhe si parandalim i mirë i kancerit të prostatës, të gjirit, melanomës dhe leukemisë. Meqë ndikon në veprimin e disa ilaçeve, kurkumina nuk duhet të përdoret bashkë me kimioterapi.

Mobi Casa

SPECAT DJEGËS

Specat e kuq djegës, piperi kaien dhe specat e gjelbër, po ashtu djegës, kanë sasi të madhe të kapsaicinës. Kjo substancë ka veprim antiinflamator, nxit tretjen dhe parandalon paraqitjen e polipeve në mukozë të zorrëve. Po ashtu, personat që e përdorin shpesh, rrallë sëmuren nga kanceri i prostatës.

HUDHRA

Hudhra shpesh quhet edhe antibiotik natyror, meqë prej lashtësisë përdoret për mjekimin dhe parandalimin e problemeve të ndryshme shëndetësore. Mjekët kanë konstatuar se personat, që përdorin shpesh hudhrën, janë më pak të rrezikuar nga paraqitja e llojeve të ndryshme të kancerit, sidomos të kancerit të mushkërive dhe gjirit.

ÇAJI I MENDRËS

Çaji i mendrës me shekuj përdoret për zbutjen e ngërçeve, problemeve me tretje, si dhe të diarresë, e tani dihet se ndihmon edhe në shërimin e sindromës së zorrëve irritabile dhe në parandalimin e kancerit të zorrëve. Mendra po ashtu e qetëson edhe gastritin dhe e ndihmon organizmin që ta marrë veten pas terapisë me rrezatim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.