Eko Higjiena

Pushteti komunal harron brezin kufitar, Kokaj anashkalohet nga investimet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Jusuf Mustafa imam në Sllubicë dhe banor në Kokaj thotë se pushteti komunal e ka harruar dhe anashkaluar brezin kufitar. Të harrohet fshati Kokaj dhe mos të investohet në këtë pjesë flet për një joseriozitet të pushtetit lokal e qendror shprehet ai.

Edhe pse kishte filluar meremetimi i rrugës- trases Kokaj – Llovcë e cila është dashur edhe të shtrohet me zhavorr, banorët e këtij fshati dhe ata që janë kujdesur që ky fshat të ndihet ende i gjallë janë të pakënaqur me mungesën e investimeve.

Jusuf Mustafa imam dhe një veprimtar i palodhur i cili vazhdimisht është kujdesur që ky fshat mos të braktiset thotë për rajonipress se mungesa e investimeve në këtë pjesë kufitare e rrezikon seriozisht edhe ekzistencën e këtyre fshatrave. “Nëse nuk investohet tani dhe nëse fshati ose bujqit e këtij vendi nuk përfitojnë ndonjë dobi, projekt apo donacion nga Komuna e Qeveria, atëherë vërtet mund të flitet për një jo seriozitet të pushtetit lokal e qendror” tha Mustafa.

United Hospital

Mustafa thotë se ka familje që jetojnë në Gjilan, por që kanë prejardhje nga Kokajt, dhe këto familje kanë nisur të investojnë, të ndërtojnë shtëpi e villa të reja. Ky hap është shumë inkurajues, por nëse nuk asfaltohet rruga e gjatë rreth 3 km e gjysmë Llovcë – Kokaj, atëherë dëshira e këtyre banorëve zbehet” thotë Mustafa.

Imami Jusuf Mustafa thotë se banorët e Kokajve të cilët janë afër kufirit me Serbinë, janë të vendosur që të qëndrojnë në pronat e tyre. “Por nuk mjafton vetëm vullneti dhe përkushtimi i këtyre banorëve. Me pak investime nga Komuna e Qeveria ky fshat kufitar mund të kthehet në një fshat shumë funksional”.

Musafa thotë se pret të reflektojë pushteti komunal në raport me brezin kufitar sepse edhe Zahirajt kanë mbetur peng. “Zahirajt janë harruar e ky nuk është lajm i mirë. Edhe aty me pak investim në hapjen e rrugës, mund të jetohet pa problem” shprehet Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.