Eko Higjiena

Aston Villa nuk ka para për Rashicën

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Milot Rashica gjithnjë e më shumë është në fokusin e shumicës së klubeve në Europë.

Sulmuesi kosovar, i cili ka shkëlqyer me fanellën e Werder Bremen në vitin 2019, qysh në janarin e 2020-ës është synim i disa skuadrave.

Mediumi i njohur amerikan, “The Athletic”, ka shkruar sonte që në mesin e shumë skuadrave që janë të interesuara shumë për Rashicën është edhe Aston Villa.

Mobi Casa

Skuadra e Premier Ligës është në kërkim të përforcimi të vijës së sulmit të saj, pasi që kjo është pozita ku ata çalojnë më së shumti.

Mirëpo, problemi kryesor për Aston Villën kanë dalë paratë që kërkon klubi gjerman. Sipas kësaj media, Bremen ka kërkuar 41 milionë euro nëse ata dëshirojnë transferimin e tij.

Kujtojmë se edhe Rashica nuk do të ndryshonte ambient nga Bremen, pos nëse në derën e tij troket ndonjë skuadër që luan në Ligën e Kampionëve. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.