Suanita, këngëtarja seksi në estradën kosovare
Suanita Rrusta, pavarësisht se është e re në skenë, është duke pasur sukses dhe është një artiste që premton dhe pretendon shumë.
Në një intervistë për “Zërin” ajo ka thënë se është mjaft e lumtur me sukseset e saj. Suanita premton se shumë shpejt do ta lansojë edhe një këngë të re.
Gjithashtu ajo tregoi se gjatë kësaj vere është mjaft e angazhuar me disa projekte muzikore dhe për këtë është shumë e kënaqur.
Këngëtarja e re në skenë për jetën e saj private nuk jep shumë detaje, porse dëshiron të ketë një mashkull që e do dhe e respekton.


