ARKATANA

Formacioni i dekadës te Arsenali: Mustafi me statistika është mbrojtësi më i mirë i The Gunners

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Sipas statistikave, Shkodran Mustafi është mbrojtësi më i mirë i dekadës te Arsenali.

WhoScored ka zbuluar statistikat e përgjithshme të The Gunners që nga viti 2010, derisa mbrojtësi shqiptar është i padiskutueshëm në formacion.

Të gjithë lojtarët që kanë luajtur te skuadra londineze në këtë dekadë u janë mbledhur statistikat dhe aty ka dalë një mesatare.

Mustafi është vlerësuar me notën më të lartë nga mbrojtësit e Arsenalit ku ka marrë 7.22 nga të gjitha paraqitjet e tij.

KKVITI

Atij i janë bashkuar tre mbrojtësit e tjerë si, Bacary Sagna (7.08), Laurent Koscielny (7.21) dhe Thomas Vermaelen (7.08).

Portieri më i mirë te Topçinjtë është Petr Cech që është vlerësuar me 6.91, derisa në mesfushë gjenden treshja, Santi Cazorla (7.51), Alex Song (7.38) dhe Mesut Ozil (7.26).

Sulmi përbëhet nga: Samir Nasri (7.32), Robin van Persie (7.71) dhe Alexis Sanchez (7.73). /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.