Aksion i gjerë i policisë kundër bastoreve e kazinove në Gjilan e Viti
Gjilan – Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar disa lokale të lojërave të fatit ( bastore sportive dhe kazino ) në komunën e Gjilanit (Zhegër) dhe të Vitisë (Pozheran), të cilat dyshohet se kane zhvilluar aktivitet në mënyrë të kundërligjshme, ku janë sekuestruar nga Dogane e Kosovës gjashtë aparate të lojërave të fatit, janë shqiptuar gjithsej tetë gjoba nga ATK në vlerë të përgjithshme pesëmbëdhjetë mije (15.000€), janë mbyllur- bllombuar 18 lokale të pa licencuara, janë sekuestruar dhjetë shtëpiza kompjuterike nën dyshimin e zhvillimit, organizimit të lojërave KENO dhe janë konfiskuar printer të bastoreve dhe tiketa të lojërave KENO.
Më datën 15.04.016, Policia e Kosovës, Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion – nga Shtabi Qendror që veprojnë në Gjilan, ka filluar planin operativ të koduar “Lojërat e fatit 2016 “ ku janë përfshirë edhe agjencionet tjera relevante të zbatimit të ligjit: ATK, Dogana e Kosovës dhe Inspektorët Komunal në Gjilan.
Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar disa lokale të lojërave të fatit ( bastore sportive dhe kazino ) në komunën e Gjilanit (Zhegër) dhe të Vitisë (Pozheran), të cilat dyshohet se kane zhvilluar aktivitet në mënyrë të kundërligjshme, ku janë sekuestruar nga Dogane e Kosovës gjashtë aparate të lojërave të fatit, janë shqiptuar gjithsej tetë gjoba nga ATK në vlerë të përgjithshme pesëmbëdhjetë mije (15.000€), janë mbyllur- bllombuar 18 lokale të pa licencuara, janë sekuestruar dhjetë shtëpiza kompjuterike nën dyshimin e zhvillimit, organizimit të lojërave KENO dhe janë konfiskuar printer të bastoreve dhe tiketa të lojërave KENO.
Gjatë realizimit të planit operativ, ka pasur një bashkëpunim të kënaqshëm ndërmjet agjensioneve të angazhuara në planë, gjithashtu ky planë është përkrah edhe nga qytetarët.
Lidhur me operacionin është njoftuar prokuroria e shtetit, ku ndaj të dyshuarve janë sekuestruar gjësendet e lartshënuar që janë të sanksionuara me ligje dhe ndaj të dyshuarve do të iniciohet procedurë penale ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/


