Hidromorava

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Rrahmani do t’i bashkohet Napolit?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Amir Rrahmani pritet të bëjë hapin e madh në karrierë. Mbrojtësi i Veronës ka shkëlqyer në Serie A këto gjashtë muajt e para që pas transferimit nga Dinamo Zagreb.

Falë formës së mirë interesim për të kanë shfaqur skuadrat e mëdha italiane, përfshirë Interin, Lazio, Fiorentinën e Napolin.

E duket se garën për shërbimet e mbrojtësit të Kosovës e ka fituar Napoli.

Rrahmani gjatë një dueli me Napolin këtë edicion.. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Së paku kështu ka njoftuar e përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport që ka raportuar se marrëveshja mes klubeve është arritur.

Mobi Casa

“Jo vetëm Sofian Amrabat, Napoli po mbyll gjithçka me Veronën edhe për blerjen e mbrojtësit Amir Rrahmani. Mbeten detajet e fundit për t’u përcaktuar për qendërmbrojtësin, por marrëveshja është arritur”, shkruan GDS.

Tutje e përditshmja italiane ka shkruar edhe për çmimin që pritet ta paguajë Napoli për Rrahmanin.

“Rrahmani vlerësohet rreth 15 milionë euro dhe duket se Napoli do ta paguajë këtë shumë”, ka shkruar GDS.

25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 16 ndeshje këtë edicion me Veronën në Serie A, ku në shumicën prej tyre ka qenë ndër më të dalluarit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.