Shkëlqen Mërgim Vojvoda, por jo edhe Standart Liege
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka asistuar në golin e vetëm të realizuar nga Standart Liege në humbjen nga Antëerpen me rezultat 1:3, në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale së Kupës së Belgjikës, shkruan Zëri.info.
Futbollisti nga Drenica asistoi në golin e vetëm të realizuar nga Leistenne në minutën e 23-të.
24-vjeçari në këtë ndeshje luajti për 82 minuta.
Vojvoda që luan si mbrojtës i djathtë, në këtë edicion është paraqitur në 16-të ndeshje në të gjitha garat për Standard Liegen.
Vojvoda në verën e kaluar kaloi ne Liege nga skuadra tjetër belge, Mouscron. /Zëri.info


