Fundamenti

Kush e vlerësoi Majlinda Kelmendin si xhudisten e dekadës

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Para disa ditëve, Federata Ndërkombëtare e Xhudos e publikoi një video ku disa personalitete të njohura në botën e këtij sporti e zgjidhnin xhudisten më të mirë të dekadës sipas tyre. Në mesin e disa xhudistëve u përmend edhe emri i Majlinda Kelmendit.

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ia solli Kosovës një prej arritjeve më të mëdha në histori të vet, kur e fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike RIO 2016. Kjo medalje e artë, e para për Kosovën në histori, bëri që Kelmendi të vlerësohet ndër xhudistet e dekadës, shkruan Gazeta Express.

Gjatë karrierës së saj, pejania është shpërblyer me medaljen e artë plot 29 herë, me atë të argjendtë gjashtë herë, ndërsa me të bronztën shtatë herë. Më së shumti sukses ka pasur nëpër Grand Prix në vendet e ndryshme, me dhjetë medalje të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Tani që viti 2019 është shumë afër të përfundojë, faqja zyrtare e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos e publikoi një video ku personalitete të famshme pyeteshin se kush është xhudisti apo xhudistja më e mirë e dekadës. Tre prej tyre u përgjigjen: “Majlinda Kelmendi”. Por, kush janë ata?

Ilias Iliadis, i lindur në Gjeorgji, konsiderohet njëri ndër legjendat më të mëdha në botën e xhudos. Në moshën 17-vjeçare, ai u bë xhudisti më i mirë që fitoi medalje të artë Olimpike, në Athinë 2004. Ai gjithashtu ka fituar medalje të arta në Kampionatet Botërore të Xhudos në vitet 2010, 2011 dhe 2014, në mesin e shumë medaljeve të tjera.

“Pasi ajo është e fortë, ka xhudo të bukur dhe ajo është person i mirë”, ka thënë Iliadis.

UBT

Evelynne Tschopp

Xhudistja zvicerane Evelyne Tschoopp e fitoi medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit në vitin 2015. Ajo e fitoi Kampionatin Zviceran si kadetë, ndërsa në vitin 2016 e fitoi Grand Prixin në Kazakistan. Ajo i fitoi medaljet e bronzta në Kampionatet Evropiane në vitet 2017 dhe 2018.

“Për mua është Majlinda Kelmendi sepse ajo ka qenë në krye për një kohë të gjatë. Ajo i ka fituar titujt medalje në Kampionatet Evropiane dhe pastaj në Kampionat Botëror. Pasi që ajo ka qenë vazhdimisht në këtë nivel, është njëra ndër më të mirët për mua”, ka thënë Tschopp.

Elisabette Fratini

Zyrtarja e lartë e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Elisabetta Fratini, e ka vlerësuar po ashtu Majlindën si xhudisten më të mirë të dekadës së fundit në botë.

“Majlinda Kelmendi… për shkak të vendit të ri, fuqisë që ia ka dhënë vendit të ri dhe asaj që ajo e përfaqëson për vendin e vet”, ka thënë Fratini. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.