Eko Higjiena

Efektet pozitive të kivit për shëndetin tonë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kivit janë fruta të vogla që kanë shije të mirë dhe shumë përfitime shëndetësore. I gjithë fruti i kivit është i ngrënshëm, përfshirë dhe lëkurën e tij, por shumica e njerëzve preferojnë ta qërojnë para se ta hanë.

1. Ndihmon në trajtimin e astmës

Sasia e madhe vitaminës C dhe antioksidantëve që përmban kivi mund të ndihmojnë në trajtimin e astmës. Një studim i vitit 2010,zbuloi se konsumimi rregullisht i kivit ka efekt pozitiv në funksionin e mushkërive. Frutat e freskëta si kivi mund të reduktojnë problemet me frymëmarrjen tek fëmijët.

2. Ndihmon në tretje

Kivit përmbajnë shumë fibër, që është shumë e mirë për tretjën. Këta fruta përmbajnë gjithashtu një enzimë proteolitike që quhet aktinidin, e cila ndihmon në zbërthimin e proteinave.

3. Përmirëson sistmin imunitar

Kivit përmbajnë shumë vitaminë C. Një filxhan kivi siguron 273% të sasisë së rekomanduar ditore për këtë vitaminë. Vitamina C është një nutrinent bazik për sa i përket përmirësimit të sistemit imunitar, duke reduktuar mundësinë për zhvillimin e gripit apo sëmundjeve të tjera të ngjashme.

4. Redukton riskun e problemeve të tjera shëndetësore

Hidromorava

Stresi oksidativ mund të rezultojë në dëmtim të ADN. Kjo mund të çojë në probleme shëndetësore. Pjesërisht për shkak të antioksidantëve që përmban, konsumimi rregullisht i kivit redukton mundësinë për stress oksidativ. Meqë dëmtimi oksidativ i ADN lidhet shumë me kancerin e kolonit, konsumimi i kivit mund të ulë rrezikun për t’u prekur nga ky kancer.

5. Ndihmon në menaxhimin e tensionit të gjakut

Substancat bioactive në tre kivi në ditë mund ta ulin tensionin e gjakut më shumë se një mollë në ditë. Në term afatgjatë, kjo mund të sjellë një risk më të ulët për zhvillimin e problemeve qe kanë të bëjnë me tensionin e gjakut si ataket kardiake apo goditjet në tru.

6. Redukton mpiksjen e gjakut

Një studim nga Universiteti i Oslos zbuloi se ngrënia e dy deri në tre kivi në ditë, ul në mënyrë domethënëse riskun për mpiksjen e gjakut. Gjithashtu u zbulua se kivit reduktojnë sasinë e yndyrnave në gjak. Studiuesit e krahasuan efektin e kivit me efektin e një aspirine në ditë.

7. Mbron ndaj humbjes së shikimit

Arsyeja kryesore e humbjes së shikimit është degjenerimi i makulës, dhe kivit mund t’ju nidihmojnë që t’i mbroni sytë nga kjo. Ngrënia e tre racioneve kivi në ditë, e redukton degjenerimin e makulës me 36%. Nivelet e larta të zeaksanthinës dhe luteinës besohet që kontribuojnë për këtë efekt.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.