Hidromorava

Mehmeti: Enigma e bashkë – qeverisjes lokale në Gjilan!

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Andaj, misioni nga AAK në qeverisje lokale nuk është duke u kuptuar edhe nga ata që vetë janë afër kësaj qeverisje, dhe logjikisht shtrohen këto dilema: A është mision i AAK-së në Gjilan ofrimi me LDK-në në nivel qendrorë për të bashkëqeverisur thotë Arben Mehmeti i LDK-së.

Nga vizita e Kryeministrit të Kosovës në Gjilan po konfirmohet se Gjilani dhe kryetari i komunës ka një mbështetje sa i përket prioriteteve në projekte të ndryshme që po mbështeten nga Qeveria dhe bashkimi evropian dhe për këtë meriton një falënderim të madh kryetari i komunës për realizimin e një projekti shumë të rëndësishëm për rininë, ndërtimin e shtëpisë së rinis një objekt që është synuar për kohë të gjatë. por që më në fund u realizua ka shkruar Arben Mehmeti.

Poashtu është një projekt shumë me rëndësi parku i Dardanisë I që sot u promovua dhe që është një vlerë e veçantë për këtë lagje, veç se duhet urgjentë të fillohet me mirëmbajtje që nga fillimi sepse shumë lehtë ky investim mund të shkatërrohet.

Pra sot Gjilani promovoj dy projekte shumë të rëndësishme për qytetarët e komunës së Gjilanit.

Poashtu sot Gjilani u shqua edhe me një promovim politik të bashkëqeverisjes lokale evropiane që ja kanë lakmi edhe shtetet më të zhvilluara dhe me demokraci të avancuar. Përderisa AAK dhe kryetari i saj në Gjilan janë pjesë aktive të kundërshtimit të Qeverisë së Kosovës së paku deri më tani në Prishtinë, sot gjatë tërë ditës e ka shoqëruar Kryeministrin në vizita dhe kjo situatë politike në vend dhe komunë ka krijuar një përceptim të ri në qeverisje në të gjitha nivelet në Kosovë dhe që si duket mund të rezultojë me ndryshim të situatës politike në vend dhe që shpresoj të ndryshoj sepse është interes i vendit ndalja e dhunës ndaj institucioneve.

Eco Higjiena

Si duket subjekti opozitar AAK në qendër po synon bashkëqeverisjen në nivel qendrorë, por se në këtë mision si duket po asistohet nga nivelet lokale aty ku është AAK është në pushtet lokal për të krijuar opinion të përgjithshëm për hyrje të AAK-së në qeveri.

Andaj Gjilani respektivisht qeverisja lokale si duket në këtë drejtim mund të jetë prijës dhe model i formulave të ndryshme të bashkëqeverisjes edhe në nivel qendrorë.

Andaj, misioni nga AAK në qeverisje lokale nuk është duke u kuptuar edhe nga ata që vetë janë afër kësaj qeverisje, dhe logjikisht shtrohen këto dilema:
A është mision i AAK-së në Gjilan ofrimi me LDK-në në nivel qendrorë për të bashkëqeverisur.?

Shfrytëzimi i pushtetit lokal për nevoja të një grupi të ngushtë të AAK-së?
Tendenca për ta dëmtuar LDK-në në nivel lokal.
Ushtrimit të përgjegjësive institucionale pavarësisht interesit politik të AAK-së?
Inkorporimi i një pjese të strukturës së AAK-së brenda ndonjë formacioni politik aktual apo ndonjë subjekt të ri politik?

Andaj nga dilemat e shtruara më lartë është lehtë të kuptohet se AAK në nivel lokal do të duhet nga tash të shqyrtojë mundësin që ta shtroj për debat publik në AAK mundësin që të bëhet pjesë e listës së LDK-së në zgjedhjet e ardhshme sepse vetëm përmes kësaj forme mund të vazhdohet një model i bashkëqeverisjes evropiane që është vështirë për ta kuptuar edhe ata që janë duke qeverisur aktualisht ka shkruar Arben Mehmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.