United Hospital

Kryeministri Mustafa: Kamenica po bën punë të mirë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani me bashkëpunëtorët ka pritur në takim Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, i cili shoqërohej edhe nga zëvendëskryeministri Kujtim Shala, Ministrat Arban Abrashi e Imet Rrahmani, zëvendësministri Bajram Gecaj dhe stafi i kabinetit të kryeministrit.

Kryetari Sinani duke i dëshiruar mirëseardhjen Kryeministrit Mustafa, e falënderoi atë për bashkëpunimin e mirë të qeverisë lokale me atë qendrore dhe për mbështetjen për projekte të caktuara. “Ne po përfundojmë me sukses disa nga projektet e mbetura nga vitet e kaluara, dhe po realizojmë projekte të reja për të përmirësuar infrastrukturën në Kamenicë dhe për të krijuar kushte sa më të mira edhe për zhvillim ekonomik e në veçanti për investitorët e jashtëm. Nga qeveria e Kosovës presim një përkrahje edhe më të madhe gjatë rishikimit të buxhetit, premtim ky që e kemi marrë edhe në takimet në Ministrinë e Financave, Kamenica ka nevojë për rregullimin e rrjetit të rrugëve, ujësjellësve, kanalizimeve, objekteve shkollore dhe projekte të tjera të rëndësishme për qytetarët tanë” tha kryetari Sinani duke folur për të gjitha projektet në mënyrë të veçantë.

Në fushën e sigurisë Kryetrari Sinani ngriti çështjen e problemit të lëvizjes së lirë në Karaqevë.

ARKATANA

Kryeministri Isa Mustafa e falënderoi Kryetarin Sinani për pritjen dhe u shpreh i lumtur që në një kohë të shkurtër po realizon vizitën e dytë në Kamenicë. “Jam këtu për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër për të ju përgëzuar për punën e mirë që po bëni këtu. Jeta reale zhvillohet në Komuna dhe nëse këtu vazhdojnë të kryhen punët mirë ashtu si po kryhen, ne do të kemi më pak telashe në nivelin qendror. Kamenica do të ketë jetë e përfshirë në një korrigjim të buxhetit që ka për qëllim ndarjen më të drejtë të buxhetit për komunat e Kosovës. Projektet Tuaja janë mjaft të arsyeshme dhe do të kenë përkrahjen tonë” tha midis tjerash Kryeministri Mustafa.

Mbështetje Komunës së Kamenicës i kanë premtuar edhe ministrat e Qeverisë së Kosovës, në projektet e ministrive të linjës.

Kryetari Sinani së bashku me Kryeministrin Mustafa dhe zyrtarët e tjerë vizituan Palestrën e Sporteve në Kamenicë. Tashmë është hapur tenderi për fazën e tretë të punimeve në këtë palestër dhe sipas zëvendëskryeministrit Shala ajo do të jetë e gatshme gjatë këtij viti. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.