UBT

Në 17 – vjetorin e vrasjes, dhe, barbarët vranë lule të lirisë…

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Dita e 15 pillit shënon 17-vjetorin e rënies së Hanumshahe Zymberi në altarin e lirisë. Ajo nuk jeton më. Por, vepra e saj është e “gjallë” dhe jeton. Jeton dhe s’do të harrohet asnjëherë. Hanumshaja shkoi në përjetësi. Shkoi para kohe e ra dëshmore e kombit.

Na kujtohet si sot, kur në gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit, ajo ishte nxënëse e klasës II-6. Në klasë ajo pati shoqe e shokë të dalluar, si: Lindita Shabani- tash juriste, Shpresa Vokshi (Hajdari), një aktore e Teatrit të në Gjilan, Drita Shaqiri (mjeke), Jashar Ramadani, vëlla i Agim Ramadanit – mjek, Sadullah Mahmuti (mjek) e sa e sa të tjerë. Ajo ishte një engjëll e jetës dhe shkollës. Ishte e tëra e lidhur për shkollën, librin, orët letrare, revisën shkollore… Ajo fort e deshi artin letrar, poezinë, prozën. Ishte e pasionuar pas librit, artin e dijes e të jetës. Në një mënyrë, ajo i gjasonte Afërditës së Serjo Spasses. Rrinte përherë në bankën të parë me shoqet e saja: Sevdije Shkodrën, Shpresa Vokshin etj. Ishte vajzë e urtë e punëtore. Secili profesor e thërriste me emrin përgëdhelës: Nushe. Ajo nuk zemrohej, por kënaqej nga ky komunikim me profesorët e saj. Ishte një vajzë që fliste ëmbël si puhia e erës. Ishte një zë i veçantë në shkollë.

Hartimet e saja ishin plot figura të thella mendimesh. Hartimet e saja ishin ese letrar. Ishte një vashë e re që pati një trup të shkurtër e pak zeshkane. I qeshte “nuri” kah fliste e buzëqeshur me atë gazin e jetës. Ishte qenje simpatike, por e dashur dhe shumë e afërme me të gjithë njerëzit. Kjo ishte Nushja e viteve 1979. Kjo ishte gjimnazistja e Gjilanit, shkollarja e shembulltë e shkollës. Viti 1962 shënon datëlindjen e saj. Ajo hyri në shkollë në vitin 1968. E deshi shkollën me zemër. Ajo, edhe në shkollën fillore qe e dalluar. E dalluar ishte edhe në gjimnazin e Gjilanit. U lind në kohën kur erdhën “Pranverat e Mëdha”.

Nushja, në vitin 1981 i vazhdoi studimet pranë Fakultetit Filologjik në Prishtinë në Degën e Letërsisë Shqipe. Ishte viti i parë i studimeve. Atë kohë vlonte rinia, por “nxehej” edhe njerëzia. Ishte ky vlim i zgjimit kombëtar. E, Hanumshaja e shihte një dritare të jetës “tjetër” të re. Ajo këtë jetë e përgjonte kah ringjallej kah jeta e adhuruar…E shihte varrimin e demonit ballkanas.

UBT

Sikur e kishte lexuar sa herë tregimin me motiv të një krijuesi “Edhe unë do të çohem” i Adem Salihajt, deputet nga Ferizaji. I binin në mendje ato këngë kreshnike për Kosovën, për Hasan Alinë, për Azem Bejtën, Bajram Currin, Shote Galicën e Hasan Prishtinën, për Mic Sokoin e Idriz Seferin, kreshnikun e Karadakut. Vitet 1968 dhe 1981 ishin vite të artikulimit të shtetësisë së Kosovëss. Hamunshahe Zymberi u gjend në këto vite, e cila si vashë e rë iu përvesh punës e jetës për organizimin e demonstratratave që i prinin figurat e njohura të kësaj ane të Gjilanit, si Jusufi, Kadriu, Bardhi, Rexhepi, Nushi, Zijadini etj. Por, ranë në“takt” edhe me literaturën “Zëri i Kosovës” e me revista tjera që dilnin atë kohë.

Hanumshahe Zymberi lexonte, por edhe përhapte ide revolucionare. Ajo ngazllehej nga gëzimi, nga kënaqësia në këtë rrugë të nisur.. Sytë e saj të zi sikur hapëronin shumë përpara. Ajo, si kreu fakultti, u kthye përsëri në vendlindje, Gjilan. Tash ajo ishte me diplomë fakulteti. Brenda pak kohe, ajo bëhet anëtare e LDK-së. Dhe, jo vetëm kaq. Kështu, në LDK-n mori hapin dhe “guximin” e jetës. Gjithnjë ishte aktive. Aktive në përgaditjen dhe organizimin e një lufte për çlirimin kombëta të popullit shqitpar. Pas pak kohe, ate e shohim si drejtoreshë në Shkollën fillore “Rexhep Elmazi”
në Gjilan.

Aty ajo dha kontributin e saj të fundit për edukim dhe arsimimin e gjeneratave te reja. E donin arsimtarët, prindëri, por e donin edhe shkollarët. Ishte e dashur nga të gjithë. Por, kur erdhi lufta, ajo me të shoqin Tefik Zymerin, u gjenden në detyra të rëndësishme të ZOK. Shtëpia e Nushës ishte bërë një çerdhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe, ditën e fundit, ajo u gjend në malet e Zhegocit. Ajo ishte në rolin e zëdhënëses për informim. Por, aty kah ora 9 e 30 minuta të datës 15 prill të vitit 1999, mu te Hani i Zhegocit, zhvillohet një përledhje e rreptë në mes të UÇK-së dhe forcave serbe. Aty vriten disa dëshmorë, por vriten edhe dy dëshmorët e kombit: Hanumshahe dhe Tefik Zymberi. Atë ditë në këtë betejë ranë në altarin e lirisë edhë shumë të tjerë. Nushja la pas dy drita të jetës: Djellën dhe Atdheun. Ajo ra për lirinë e Kosovës. Ajo ishte heroinë e rrallë shqiptare.

Nushja e deshi shumë Kosovën, atdheun, sepse atdheu i saj ishte Kosova e shtrenjtë. Në fletoret e saj të ditarit, ajo pati shtuar këto fjalë: “Të dua Kosovë si nënën time”. Ajo sot flë e qetë si poezia e pashkruar e jetës. Ajo s’ka vdekur, por vetëm ka ndërruar mënyrën “tjetër” të jetës. /tefik selimi/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.